E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, makina përlas triçiklin, një i vdekur dhe një i plagosur

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur si rezultat i një aksidenti rrugor.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Balldren ku një automjet me targa të Shkodrës ka përplasur një triçikël duke lënë të vdekur drejtuesin e saj , Ervis Abushi ndërsa ka mbetur i plagosur dhe Fabio Sinani, pasagjer në triçikël.

Burime nga policia bëjnë të ditur se shkak për këtë aksident ka qenë shpejtësia e madhe e automjetit.

Ndërkohë uniformat blu kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›