Orkestra Simfonike e RTSH, koncert me vepra të kompozitorëve shqiptarë dhe të huaj

Mbrëmjen e djeshme, në Sallën e Universitetit të Arteve, u zhvillua koncerti i radhës i Orkestrës Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar, nën drejtimin e maestro Fernando Marina.
Ky koncert solli premierën e rapsodisë për orkestër simfonike të kompozitorit shqiptar Ylli Ramzoti, e frymëzuar nga motivet e Shqipërisë së Mesme. Krijimtaria e Ramzotit u prit me shumë interes nga publiku artëdashës, duke shënuar një moment të rëndësishëm në skenën muzikore shqiptare.
Mbrëmja vijoi me vepra të zgjedhura nga kompozitorët Joan Valent dhe Antonín Dvořák ndërsa violinisti virtuoz Smerald Spahia u ngjit në skenë si solist, duke dhuruar një interpretim mbresëlënës. Koncerti ndërthuri traditën shqiptare me tingujt universalë të muzikës klasike.
Gazetare:K.Kule
/rtsh.al/