Takimi Trump, Zelensky, Macron dhe Starmer në ceremoninë e funeralit të Papa Françeskut

Presidenti amerikan Donald Trump, udhëheqësi ukrainas Volodymyr Zelensky, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Kyir Starmer patën një takim të shtunën (26 prill) në margjinat e funeralit të Papa Françeskut në Vatikan.
Takimi mes tyre u konfirmua edhe nga Presidenca franceze. “Ne e konfirmojmë takimin, i cili ishte pozitiv”, thuhej nw koment.
Po ashtu, Trump pati një takim të shkurtër me udhëheqësin ukrainas Volodymyr Zelensky. Takimi 15-minutësh u zhvillua në Bazilikën e Shën Pjetrit.
Takimi vjen pasi Presidenti amerikan tha më herët se Ukraina dhe Rusia janë “shumë afër një marrëveshjeje”.
/rtsh.al/