Orkestra e RTSh, me premierat e Lalos dhe Berliozit
Rituali i koncerteve të Orkestrës Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar është më i këndshmi dhe më solidi ndër ato pak aktivitete kulturore që ndodhin në Tiranë. Sonte, ora 19:00, në Teatrin e Operës dhe Baletit, kjo orkestër del në koncert nën drejtimin e dirigjentit Jetmir Barbullushi. Interpretojnë solistët Aristidh Prosi (violonçel), Admir Doçi (kitarë) dhe Reinald Foçi (trombë). Në program, Xhelozia, poemë për violonçel, kitarë e orkestër e kompozitorit Aleksandër Lalom e cila interpretohet sot premierë absolute. Për herë të parë luhet edhe simfonia Fantastike op.14 e Hector Berlioz-it.