E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qarkullon ujët e pakët

Ermonela Jaho dhe Saimir Pirgu

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit shfaq operën në dy akte Lelisir damore shkruar nga Felice Romani me muzikë të Gaetano Donizettit (1797-1848). Vepra është rivënie skenike nga Armand Bora. Një melodramë komike nga shek.19, histori e një djali të ri që përpiqet të fitojë zemrën e një gruaje të bukur dhe… e fiton.

Interpretojnë: Eriona Gjyzeli Dragoicea, Blerta Cina, Riad Ymeri, Elson Braha, Solen Alla, Vladimir Sazdovski, Rezarta Qevani, Sofika Kole. Orkestra Simfonike e TKOB-it drejtohet nga dirigjenti Edi De Nadai. Skenografia: Artur Muharremi; kostumet: Gjergji Marko; dirigjent i korit: Dritan Lumshi. Në datat 25-26-28 dhe 29 prill, ora 19.00.

LElisir dAmore u vu premierë absolute në TOB në vitin 2004, me regji të Armand Borës, me solistë shumë të mirë: Ermonela Jaho, Marjana Leka, Eva Golemi, Saimir Pirgu, Gëzim Myshketa. Kërkimi i pjesëve në kalendarët e vjetër të TOB-it nuk ka asgjë për tu kritikuar. Por ka të ngjarë që ky riciklim të mos bëhet për politikë repertori por sepse buxhetet e këtij po i mbysin institucionet kulturore. Po ikën dhe muaji prill dhe qoftë TOB qoftë Teatri Kombëtar nuk kanë prodhuar akoma premierën e parë për vitin 2012.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›