Orteku në Dragash, shkon në shtatë numri i viktimave
DRAGASH - Autoritetet në Kosovë thanë se shtatë veta kanë humbur jetën si pasojë e motit të keq në fshatin Restelicë të komunës së Dragashit në Kosovën jugore.
Një ortek i madh borë ka mbuluar disa shtëpi në këtë fshat dhe ekipet e shpëtimit deri tani kanë konfirmuar se shtatë veta kanë humbur jetën, ndërsa po bëhen përpjekje për të shpëtuar të paktën edhe tre persona të tjerë që besohet se janë nën ortekun e borës.
Gjatë operacioneve të shpëtimit është arritur të gjendet e gjallë dhe është jashtë rrezikut një fëmijë shtatë vjec. Operacionet e shpëtimit vijojnë për kërkimin e tre personave të tjerë.
Forca e Sigurisë së Kosovës janë dërguar në fshat në përpjekje për të ndihmuar fshatin e goditur nga moti i keq. Autoritetet thanë se orteku me një thellësi prej 10 metrash dhe me gjerësi prej 500 metrash ka goditur 15 shtëpi në fshatin Retselicë.
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga e cilësoi ngjarje të rëndë dhe të trishtueshme humbjen e jetëve në Restelicë. Në një deklaratë për mediat thuhet se institucionet e Kosovës dhe mekanizmat ndërkombëtarë, po bëjnë gjithçka që është e mundur që të ngujuarit të nxirren sa më shpejt.
Reshjet e borës kanë shkaktuar shumë vështirësi në komunat perëndimore të Deçanit dhe të Pejës, ndërsa vështirësi ka edhe në disa komuna të tjera të cilat kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.
(er.nu/voa/BalkanWeb) Lidhje te tjera Orteku, qeveria e Kosovës u shpreh ngushëllime familjeve të viktimave