E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ortodoksët festojnë Pashkët

Besimtarët e krishterë ortodoksë e festojnë rreth një javë më pas këtë ditë nga besimtarët e krishterë katolikë. Besimtarët morën pjesë mbrëmë në meshën e Pashkëve, e drejtuar nga Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.

"Duke kremtuar Pashkën ftohemi në një lëvizje vetjake për të dalë nga mëkati që shpesh është i vështirë për tu dalluar. Në kohët e sotme do të thotë largim nga korrupsioni e gënjeshtra, paligjësia e mashtrimi, të cilat ndotin në forma të ndryshme çdo shtresë shoqërore", tha në fjalën e tij kryepeshkopi Anastas.

Flaka e ndezur simbolizon ringjalljen e Krishtit, pas kryqëzimit të tij në kryq, siç e besojnë të krishterët. Besimtarët kanë ndezur qirinj dhe kanë uruar njëri-tjetrin për paqe, begati dhe lumturi. /Start/

                                                                                             2012-04-15 09:43
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›