Mbremje poetike per Lasgushin
Mbrëmja poetike në teatrin e “Metropolit” do jetë një natë dashurie me poetin, Lasgush Poradeci. Një tufë nimfash dhe një sfond poetik. Është ky imazhi që do të përcjell mbrëmja poetike, kushtuar lirikut më të madh të dashurisë Lasgush Poradeci. “Kjo mbrëmje poetike do tejkalojë perceptimin e thjeshtë të fjalës dhe të emocionit” thotë regjisorja, Arjeta Dhima.
Në këtë performancë do gërshetohen së bashku arti i fjalës, muzika dhe kërcimi. Intepretimi i poezive do të vijë nga aktorët, Yllka Mujo, Fatos Sela, Kastriot Rramollari, Rozi Kostani dhe Anila Bisha, të shoqëruar nga interpretimi i violonçelistit, Iljard Shaba dhe nga dy balerinët.
Këto mbremjë poetike vijnë në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë, ky projekt është inicuar nga drejtoresha e kësaj qendre, Suela Konjari.