E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oscar sukses per The Kings Speech

Me katër çmime Oscar, filmi “The King’s Speech” konfirmon parashikimet dhe del fitues nga ceremonia e zhvilluar në Los Angeles.

“The King’s Speech” është shpallur si filmi më i mirë, regjia më e mirë, aktori më i mirë (Colin Firth) dhe skenari më i mirë original. Filmi mbi Mbretin George VI kishte gjithsej 12 nominime për Oscar.

Konkurruesit e tjerë janë kënaqur me çmimet Oscar si: aktorja më e mirë shkoi për Natalie Portman (filmi “Black Swan”), aktorët më të mirë jo protagonistë u shpallën Melissa Leo dhe Christian Bale për interpretimin në filmin “The Fighter”, çmimet për skenarin më të mirë jo origjinal, montazhin dhe kolonën zanore i mori filmi “The Social Network” ndërsa çmimet teknike shkuan për “Inception”.

Nga edicioni i 83-të i ndarjes së çmimeve Oscar, filmi “True Grit” nuk mori asnjë çmim edhe pse kishte gjithsej 10 nominime.



Foto

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›