“Fjalimi i Mbretit”fitues i katër çmimeve Oskar
LOS ANXHELO- Drama mbretërore britanike, The King’s Speech (Fjalimi i Mbretit), u shpall filmi më i mirë në ceremoninë e cmimeve Oskar që u zhvillua mbrëmë në Los Anxhelës, ndërsa protagonisti i saj, Colin Firth, u shpall aktori më i mirë.
Filmi “Fjalimi i Mbretit” është fitues i madh i ceremonisë së ndarjeve të Çmimeve Oskar në Hollivud.
Nga 12 çmime për të cilat qe emëruar, “Fjalimi i Mbretit” fitoi gjithsej katër çmime, përfshirë Oskarin për regjinë më të mirë.
Colin Firth, që e luan rolin e Mbretit belbëzues të Britanisë, George i VI, në këtë film, e fitoi Çmimin Oskar për aktorin më të mirë.
Ndërsa falë punës së Dejvid Sidlerit, filmi u shpërblye për skenarin më origjinal.
Oskari për aktoren më të mirë i shkoi Natali Portman, e cila luan rolin kryesor bë filmin Black Swan (Mjellma e zezë), një tregim që përshkruan jetën e vështirë të një balerine. Melisa Lio fitoi të parin Oskar që u nda gjatë ceremonisë për aktoren më të mirë në rol dytësor në filmin The Fighter.
Aktori i të njëjtit film, Kristian Bejl, u shpall fitues gjithashtu për interpretimin më të mirë të një roli dytesor. Nga filmat e animuar, më i miri u shpall Toy Story 3.
Një tjetër film kandidat për çmimin e madh ishte The Social Network (Rrjeti shoqëror), që tregon ecejaket e themeluesit të Facebook-ut, Mark Zakerbrg, ndërkohë që faqja elektronike që ai krijon bëhet fenomen botëror dhe përballet me gjyq. Filmi ishte favorit i hershëm për të fituar Oskarin kryesor pasi u shpërblye me katër çmime Globi i Artë muajin e kaluar. I emëruar për tetë kategori, filmi mori tri çmime Oskar. Aktori Arun Sorkin fitoi oskarin e parë të Rrjetit shoqëror për përshtatjen më të mirë të skenarit. Dy çmime të tjera iu ndanë filmit për muzikën dhe montazhin më të mirë.
Çmimet Oskar jepen një herë në vit nga Akademia e Filmit e Shteteve të Bashkuara dhe konsiderohen çmimet më prestigjioze të filmit në botë.
(s.g/ balkanWeb)