Osmani: Do të angazhohem me administratën e Presidentit Trump për të ruajtur aleancën tonë

PRISHTINË, 17 shtator/ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar bisedë telefonike me diplomatin amerikan, Brendan Hanrahan me fokus rëndësinë e ruajtjes së aleancës Kosovë-SHBA.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Osmani tha se me diplomatin amerikan bisedoi për rëndësinë e ruajtjes së aleancës së fortë me SHBA. “Sot pata një telefonatë me zyrtarin e Lartë të Byrosë, Brandon Hanrahan, gjatë së cilës u përqendrova në rëndësinë e ruajtjes së aleancës sonë të fortë dhe sigurimit të koordinimit të ngushtë me partnerin tonë kyç. Aleanca e fortë me SHBA-në ka qenë gjithmonë në dobi të popullit tonë, sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe integrimit euroatlantik.Si Presidente e vendit tim, do të angazhohem me administratën e Presidentit Trump për të ruajtur dhe mbrojtur aleancën tonë bazuar në besim dhe bashkëpunim të ndërsjellë”, ka shkruar ajo.Disa ditë më parë SHBA pezulloi Dialogun Strategjik me Kosovën./Kosovapress/