E Diel, 1 Nëntor 2026

Osmani: Gjermania, partner strategjik i Kosovës

PRISHTINË, 17 nëntor/ATSH/ Presidentja Vjosa Osmani priti të hënën në takim Komisionerin Parlamentar të Forcave të Armatosura të Gjermanisë, Henning Otte, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin bilateral në fushën e sigurisë dhe forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania, Bundestagu dhe Bundeswehri i kanë dhënë Forcës së Sigurisë së Kosovës, veçanërisht në kuadër të tranzicionit dhjetëvjeçar të FSK-së drejt një force moderne dhe plotësisht funksionale, njofton zyra për informim e Presidencë.

Bëhet e ditur se gjatë takimit, Osmani dhe Otte kanë diskutuar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të komisionerëve parlamentar të dy vendeve, përmes shkëmbimit të përvojave profesionale dhe forcimit të mekanizmave të llogaridhënies dhe transparencës në forcat e armatosura.

Presidentja theksoi se Gjermania ka qenë dhe mbetet një nga partnerët më të rëndësishëm strategjik të Kosovës në proceset e paqes, sigurisë, zhvillimit dhe integrimit euroatlantik.

Ajo po ashtu shprehu mirënjohje për gratë dhe burrat e Bundeswehrit që shërbyen dhe vazhdojnë të shërbejnë në misionet e KFOR-it dhe NALT-it në Kosovë, duke kontribuar në paqen dhe stabilitetin e rajonit.

“Në fund Presidentja Osmani tha se edhe me themelimin e institucionit të Komisionerit parlamentar të FSK-së, dëshmojmë se, rruga jonë drejt NATO-s është e bazuar në standard, përgjegjësi dhe vlera demokratike. FSK do të vazhdojë të zhvillohet e avancohet me përkushtim për të qenë shembull i një force mbrojtëse profesionale, etike, dhe të përgjegjshme plotësisht në zbatimin e misionit kushtetues dhe kompetencave ligjore të saj, theksoi Presidentja.

Osmani tha po ashtu se FSK do të vazhdojë të zhvillohet me përkushtim për të qenë shembull i një force mbrojtëse profesionale, etike dhe të përgjegjshme, plotësisht në zbatimin e misionit kushtetues dhe kompetencave ligjore.

/KosovaPress//r.e/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›