Osmani diskuton me ambasadorët për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur sot në një takim ambasadoren e Holandës, Karin Boven, ambasadorin e Finlandës, Matti Nissinen, dhe ambasadorin e Suedisë, Jonas Ëesterlund.
Në këtë takim është diskutuar mbi zhvillimeve të fundit politikë në Kosovë, përfshirë edhe situatën pas moskonstituimit të Kuvendit.
Sipas zyrës së Presidencës së Kosovës, Osmani ka diskutuar me ambasadorët edhe bashkëpunimin bilateral në fusha të ndryshme me këto shtete.
Nga ana e saj, Osmani ka shprehur falënderimet për përkrahjen e vazhdueshme të ambasadorëve në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës.
/rtsh.al/