E Hënë, 2 Nëntor 2026

Osmani takohet me Presidentin e Bullgarisë në Riad, e cilëson si mik të Kosovës

PRISHTINË, 29 tetor /ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar në Riad me homologun e saj bullgar, Rumen Radev.

Osmani, përmes një postimi në Facebook, tha se me homologun e saj bisedoi për largimin e masave të padrejta ndaj Kosovës dhe për çuarjen përpara të statusit të vendit kandidat për Bashkimin Evropian, transmeton KosovaPress.

“Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, është një mik i Kosovës dhe mbështetës i fuqishëm i aspiratave tona euroatlantike. Në takimin tonë në Riad, në qendër të bisedës ishin largimi i masave të padrejta ndaj Kosovës dhe avancimi i aplikacionit për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian, si pjesë e përpjekjeve tona të përbashkëta për të forcuar stabilitetin rajonal dhe për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet vendeve tona në kuadër të partneritetit evropian dhe euroatlantik”, ka shkruar Osmani në Facebook.

/KosovaPress//r.e/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›