E Hënë, 2 Nëntor 2026

Osmani takon Presidentin e Mauritanisë në Riad, bisedojnë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe

PRISHTINË, 29 tetor /ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar në Riad homologun e saj nga shteti i Mauritanisë, Mohamed Ould Cheikh El Ghazouani.

Osmani përmes një postimi në Facebook tha se me homologun e saj bisedoi për forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve, transmeton KosovaPress.

“Një takim shumë i mirë në Riad me Presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould Cheikh El Ghazouani. Biseduam për forcimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Kosovës dhe Mauritanisë, gatishmërinë për të punuar së bashku në nivel ndërkombëtar, si dhe për angazhimin tonë të ndërsjellë në thellimin e bashkëpunimit bilateral”, ka shkruar Osmani në Facebook.

/Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›