E Hënë, 2 Nëntor 2026

Osmani takon komandantin në largim dhe atë të ri të KFOR-it amerikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në një takim komandantin në largim të Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it amerikan, kolonelin Peter Helzer nga Garda Kombëtare e Oregonit, si dhe komandantin e ri të kësaj komande (KFOR 35), kolonelin Jonathan Lloyd nga Garda Kombëtare e Louisianës.

Osmani e falënderoi kolonelin Helzer për shërbimin dhe përkushtimin e tij gjatë mandatit në Kosovë, duke e vlerësuar lart kontributin e tij në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në vend dhe rajon.

Me këtë rast, ajo i ndau atij një Mirënjohje Presidenciale si shenjë respekti dhe falënderimi për angazhimin e tij të çmuar.

Në vijim të takimit, Presidentja i uroi mirëseardhje kolonelit Lloyd, duke e siguruar atë për mbështetjen e plotë të institucioneve të Kosovës në përmbushjen e mandatit të tij dhe misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO.

Gjithashtu, Osmani theksoi se Kosova do të mbetet gjithmonë mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara për mbështetjen e palëkundur dhe për partneritetin strategjik, i cili vazhdon të forcojë themelet e paqes dhe sigurisë në rajon.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›