Oto Bariç në orën 15.00 firmos kontratën në Hotel “Rogner”

Trajneri kroat Oto Baric, i përzgjedhur nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka pas një serie të gjatë takimesh dhe kandidaturash, pritet që sot në orën 15.00 në një nga mjediset e Hotel "Rogner" të firmosë kontratën e tij me Federatën Shqiptare të Futbollit. Sic dihet 74-vjecari Baric do të drejtojë përfaqësueses kuqezi për fushatën kualifikuese EURO 2008. Baric është trajneri më i vjetër në moshë në Europë që drejton një skuadër Kombëtare. Pas tij për nga mosha vjen trajneri i Spanjës (68 vjec) që sapo rinovoi kontratën e tij me Federatën Spanjolle. Oto Baric është trajneri i tretë i huaj rradhazi që drejton përfaqësuesen shqiptare, pas italianit Dosena dhe gjermanit Brigel.
Baric, ish-trajner i kombëtareve të Austrisë dhe Kroacisë, bëhet kështu trajneri i pestë i huaj në historinë 60-vjecare të Kombëtares. I pari i huaj që ka drejtuar përfaqësuesen kuq e zi ka qenë sërbi Ljubisha Broshic (22.09.1946-13.10.1946, kampion i Ballkanit me Shqipërinë), hungarezi Miklosh Vadas, italiani Xhuzepe Dosena (12.10.2002-16.12.2002) dhe gjermani Hans Peter Brigel (29.03.2003-30.06.2006).
Nga ana tjetër Baric bëhet trajneri i tretë kroat që drejton një skuadër futbolli në Shqipëri pas Luka Bonacic dhe Ivan Katalinic që drejtuan gjatë sezonit 2005-2006 Dinamon për disa javë.
Ndeshja e parë e zyrtare e Shqipërisë në drejtimin e kroatit Baric do të jetë ajo kundër Bjellorusisë në kuadër të fushatës kualifikuese të Euro 2008.
Franc Hoxha