Otranto proteste para konsullates italiane

"14 vjet tragjedi, krim me paramendim. Kerkojme drejtesi per viktimat e Otrantos”. Ky ka qene apeli qe familjaret e viktimave te Otrantos kane organizuar perpara konsullates italiane ne Vlore.
Demshperblimi dhe venia ne vend e drejtesise kane qene dy pikat kryesore te kerkuara nga familjaret e tragjedise se Otrantos te cilet kane pohuar se neqoftese qeveria italiane nuk merr masa atehere protestat e tyre do te pershkallezohen ne Rome dhe ne Bruksel.
Per cdo vit familjaret e viktimave përkujtojnë tragjedinë, si dhe kërkojnë drejtësinë e munguar në këto vite.
Mbrëmjen e 28 marsit te vitit 1997, 81 persona, mes te cilëve gra e fëmijë, humben jetën ne kanalin e Otrantos, ndërsa 24 te tjerë u zhduken gjate përpjekjes për te kaluar ilegalisht ne shtetin fqinj. Ne atë kohe anija me te cilën ata udhëtonin, “Kateri i Radës” u godit nga anija italiane “Sibila”.Pak muaj me pare gjykata e Leçes dënoi me 2 vjet e katër muaj burg komandantin e anijes “Sibila”, Fabricio Laudadio, ndërsa me 3 vjet e 10 muaj heqje lirie kapitenin shqiptar te anijes tjetër, Namik Xhaferri.
Anija e Otrantos, monument i kujtesës
Anija e tragjedisë së Otrantos nuk do të shkatërrohet. Ndërsa Gjykata e Leçes kishte dhënë vendimin për asgjësimin e saj, në mungesë të interesit të palës shqiptare për ta rikthyer në Vlorë, një tjetër lajm i mirë vjen nga përtej brigjeve. Kater i Radës do të kthehet në një monument të kujtesës në qytetin e Otrantos. Vendimi ka ardhur pas kërkesës që Klodiana Çuka, drejtoreshë e fondacionit “Integra Onlus” dhe eksperte në çështjet e politikës së emigrimit europian, drejtuar kryebashkiakut të Otrantos Luciano Caridi. “Mendoj se shkatërrimi i relikes është një vrasje e dyfishtë e memories kolektive të një populli. Duke parë ndjeshmërinë e popullit të Salentos dhe Otrantos, mendoj se nuk do të kishte vend më të mirë se Otranto për ta shndërruar këtë relike në një monument kujtese”, i ka shkruar Çuka. Përgjigjja e bashkiakut ka qenë pozitive dhe tashmë mbetet të mblidhen fondet e nevojshme për ta kthyer në një monument. Për këtë i është bërë thirrje komunitetit shqiptar që të ndihmojë në këtë çështje.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Vrasja në Durrës, mister autori
Vrasja e tipit mafioz në Durrës ka mbetur pa autor. Forca speciale dhe agjentë të krimit të rëndë kanë zbarkuar në Durrës, për të zbuluar dhe gjetur autorin e vrasjes së Gentian Gashit, me mbiemër të ndryshuar.
Pogradec, babai plagos me thikë të birin
Krimi brenda familjes godet sërish. Kësaj here ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Vërdovë, të Pogradecit, ku të dielën në mbrëmje, babai ka plagosur me thikë të birin.
Laç, përplaset për vdekje polici
Një aksident me pasojë vdekjen, ka ndodhur në hyrje të qytetit të Laçit. Një makinë ka përplasur kalimtarin, Gjovalin Tusha, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Malësi e Madhe, humb jetën gjahtari
Një 47 vjecar, kryetar i shoqatës së gjahtarëve në Tiranë, humbi jetën mesditën e sotme pas një aksidenti tragjik në gjueti.
Durrës, ekzekutim në qendër të qytetit
Një vrasje e paramenduar me armë zjarri ka tronditur qytetin bregdetar të Durrësit. Krimi ndodhi në afërsi të godinës së Drejtorisë Rajonale të Tatimeve, në rrugën “Skënderbeg”, pas mesditës së të shtunës.
Lajmet kryesore
Mazhoranca dhe opozita pajtohen për komisionet
Ngrihen tre komisione parlamentare
Greqi, kapet banda e trafikantëve
Hapet sheshi “Skënderbej”
Mario Monti, mandatohet kryeministër i ri i Italisë
Engel: Të zgjidhet sa më shpejt cështja e veriut