E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manchester City ne gjurmet e Thiago Silva


Jo vetëm Barcelona është e interesuar për mbrojtësin e Milanit, Thiago Silva. Sipas ‘Daily Mail’, Manchester City ka gati një ofertë prej 30 milionë eurosh për brazilianin.

Trajneri i i klubit anglez, Roberto Mancini, dëshiron ta ketë nën urdhrat e tij qendërmbrojtësin, por nuk do të jetë aspak e lehtë për të bindur klubin kuqezi për ta shitur atë që konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë në qarkullim.

Thiago Silva ka një kontratë deri në vitin 2016 me Milanin dhe Adriano Galliani gjithmonë është shprehur se nuk ka ndërmend të shesë “mbrojtësin më të fortë në botë”.

“Thiago Silva ka një kontratë me ne që i skadon kur të jetë 32 vjeç. Nëse do të na interesojë, mund t’ia zgjasim kontratën deri në moshën 40-vjeçare”, pati deklaruar administratori i deleguar i Milanit verën e kaluar, duke refuzuar ofertën e Barcelonës.

Gjithsesi, pronarit të Manchester City, sheikut Al Mansour, nuk i mungojnë paratë dhe me siguri do të tentojë “rrëmbimin” e 27-vjeçarit.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Casillas do të thyejë rekordin e Zubizarretës
Iker Casillas do të luajë në ndeshjen miqësore të martën ndaj Kosta Rikës duke u bërë kështu lojtari që ka veshur më shumë fanellën e kombëtares spanjolle në histori. Zidane: Real Madrid në nivelin e Barcelonës
Zinedine Zidane mendon se tashmë nuk ka diferencë mes dy ekipeve më të mëdha spanjolle, Realit të Madridit dhe Barcelonës. Anceloti refuzon PSG
Karlo Ançeloti nuk do të ulet në pankinën e Paris Sën Zhermen. Lajmi bëhet publik nga media franceze, sipas së cilës ish-trajneri i Milanit dhe Çelsit e ka refuzuar ofertën e bërë nga drejtuesit e klubit parizien. Klose rikthehet me Gjermaninë
Miroslav Klose do të jetë në dispizicion të trajnerit Joakim Lëv për ndeshjen miqësore me Holandën. Sulmuesi i Lacios, që nuk luajti në sfidën me Ukrainën e mbyllur në barazimin 3-3, arriti të riaftësohej nga një dëmtim në gjurin e majtë dhe i është bashkuar ekipit kombëtar dhe ndaj holandezëve pritet të luajë që nga minuta e parë së bashku me Mario Gomez. Song në shënjestrën e Interit
Interi ka filluar menjëherë punën për rinovimin e skuadrës gjatë merkatos së muajit janar. Së fundmi në ambientet e klubit zikaltër po flitet për një interesim për mesfushorin e Arsenalit, Aleks Song për të cilin po përgatitet edhe një ofertë.


Lajmet kryesore

Mazhoranca dhe opozita pajtohen për komisionet
Ngrihen tre komisione parlamentare
Greqi, kapet banda e trafikantëve
Hapet sheshi “Skënderbej”
Mario Monti, mandatohet kryeministër i ri i Italisë
Engel: Të zgjidhet sa më shpejt cështja e veriut

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›