E Shtunë, 31 Tetor 2026

Megjithate Ali Podrimja foli

Ali Podrimja per here te pare ne nje interviste te jetes rrefen femijerine kohet e veshtira rinine luften e Kosoves dhe si eshte reflektuar kjo ne krijimtarine e tij letrare. fare e inspiroi per te shkruar poezi si ishte te shkruante poezi nen komunizmin jugosllav gjate luftes dhe gjate periudhes se pavaresise se Kosoves Cili ishte roli i poetit nen komunizem nen okupim gjate luftes dhe gjate pavaresise se Kosoves Ngjarjet per te cilat Podrimja ende nuk ka folur deri me sot Intervista botohet ekskluzivisht per standardin

Roli i poetit te vertete eshte qe kurre te mos heshte ndaj ngjarjeve te pahijshme shoqerore e ndaj padrejtesive qe u behen popujve o individeve kjo fjali vjen prej poetit te Kosoves Ali Podrimja ndoshta per here te pare ne nje interviste te jetes ku rrefen femijerine kohet e veshtira rinine luften e Kosoves dhe si eshte reflektuar kjo ne krijimtarine e tij letrare. Cfare e inspiroi per te shkruar poezi si ishte te shkruante poezi nen komunizmin jugosllav gjate luftes dhe gjate periudhes se pavaresise se Kosoves Cili ishte roli i poetit nen komunizem nen okupim gjate luftes dhe gjate pavaresise se Kosoves Ngjarjet per te cilat Podrimja ende nuk ka folur deri me sot

Ju keni lindur ne vitin 1942. Kjo do te thote qe ju keni lindur e jetuar ne kohe te veshtira per popullin shqiptar te Kosoves ne te vertete kohe te veshtira per gjithe boten. Si u rrit nje poet ne keto kohe te luftes per mbijetese Si ishte familja juaj Cfare veshtiresie keni hasur gjate rritjes dhe cfare kenaqesie mbani mend prej femijerise e rinise suaj Si reflektohen keto ne krijimtarine tuaj

Podrimja Eumlshte me se e vertete kjo qe thuani. Vitet 1942 ishin vite te fantazmave nazifashiste. Ato ishin vite tmerri te gjakderdhjeve urise se skajshme ishin vite qe na kujtonin eksodet e ndjekjet barbare kampet e perqendrimit furrat per mbytjen masive te hebrenjve por edhe gjakderdhjen e popujve te tjere. Femijet shqiptare ishin pa femijeri. Ishin rritur ne vuajtje e ne skamje por edhe ne tmerret e nje lufte teper te piste jo njerezore. Kjo kohe ma rikujton tradhtine dhe sjelljen monstruoze barbare te fqinjeve te popullit tim qe benin cmos vendin tim ta shnderronin ne Sahare ku nuk funksiononte asnje institucion nuk kishte as spitale as ndonje shkolle. Por ne Zoterinj shpresonim ne perkrahjen e njerezve te mire e sidomos ne miqte tane amerikane me te cilet na kishte ofruar dicka e cuditshme miresia respekti te cilin e kishin forcuar disa intelektuale tane qe kishin kapercyer Atlantikun dhe ishin ambientuar ne nje vend qe frymonte njerezisht clirshem dhe qe ia zgjaste doren jetes se aty ekzistonte dicka qe na kthente besimin se ne kete bote ka dicka te mire. Te gjithe i kishim syte ne SHBA. Pra kishim nisur ti harronim vuajtjet ndjekjet barbare dhe varferine. Populli im gjithnje i eshte perkulur Amerikes. Zoti dhe Amerika Pa Ameriken dhe amerikanet nuk do te kishte paqe ne bote nuk do te ndaleshin krimet monstruoze dhe shfarosjet barbare. Nderhyrja e SHBA-se vendosi fatin e popujve dhe shpetimin e disa kombeve ne Luften e Pare dhe te Dyte Boterore. Amerika e shpetoi njerezimin. Amerika e shpetoi edhe popullin tim. Prandaj populli im sot eshte aleati me besnik i SHBA-se dhe i popullit amerikan.

Dua tju them nje te vertete. Kur ndodhi tragjedia e shembjes se kullave binjake ne SHBA nuk pati mbetur shqiptar pa derdhur lot dhe pa e ndjere thelle ne shpirt kete tragjedi. Une kisha qelluar ne Tirane. Kam pare pleq e te rinj duke qare si femije.

Shumica e amerikaneve dine shume pak per Kosoven si shtet per shqiptaret si popull e edhe me pak per letersine shqipe. Cfare duhet te dine ata Cfare pasqyre mund tu ofroje poezia juaj ose poezia shqipe ne pergjithesi amerikaneve per jeten ne Kosove ose per kulturen shqiptare Cfare do te deshironit ju qe amerikanet te dine per Kosoven

Podrimja Shqiptaret shpesh nxirrnin nga gjiri ndonje liber dhe fillonin ta lexonin me ze. Lexonin me endje literaturen amerikane. Une e mbaj mend poetin gjenial Edgar Allan Poe dhe poemen e tij per Skenderbeun Heminguejin Karl Sandbergun i cili kishte lene nje poezi testament per njerezit me gishterinj te prere ne kampet naziste ku kishte qene i burgosur edhe ndonje ardhacak nga hapesira shqiptare. Ishin keto caste pikelluese por qe nuk e mposhtnin njeriun. Kur per kete flas nenes sime para deres se shtepise ne Gjakove solldateska serbe ia kishte nxjerre te shtate vellezerit e saj dhe aty ia kishte pushkatuar. Ishte dicka e pabesueshme se deri ku kishte shkuar zogoria shtazarake. Po a vriten femija dhe pleqte A masakrohen grate shtatzena A dhunohen vashat e reja

Amerikanet ndoshta dine pak per Kosoven por politikanet amerikane besoj se dine mjaft. Mund te mos dine shume per letersine dhe kulturen shqiptare per shkak te mungeses se perkthimeve. Amerikanet duhet te dine se populli shqiptar eshte nder popujt me paqedashes ne Ballkan dhe ne Evrope. Eumlshte nje popull me nje kulture te lashte. Kurre nuk ka bere lufta pushtuese grabitqare sic nuk kane bere edhe amerikanet. Shkrimtaret shqiptare te te gjitha epokave dhe periudhave letrare asnje rresht apo varg nuk e kane me fryme shovene a urrejtjeje ndaj popujve te tjere. Kete deshiroj ta dine amerikanet sic deshiroj te dine per poezine e dyndjeve tmerrit skamjes kurbetit lirise atdheut humanitetit por edhe te krenarise shqiptare etj. etj.

Njera prej poezive tuaja qe me pelqen shume eshte Kur do te flasesh o Ali Podrimja te cilen e keni shkruar me 1990 nje vit shume i veshtire per historine e Kosoves. Nuk ishte vetem fundi i Jugosllavise po gjithashtu fillimi i njeres prej dekadave me te erreta ne historine e Kosoves me fillimin e lufterave ballkanike dhe me rritjen e prezences serbe ne Kosove qe perfundoi me luften e Kosoves te viteve 1989-1999. Atebote ishin bere 30 vite nga botimi i vellimit tuaj te pare Thirrje. Cka iu inspiroi qe filluat te shkruani poezi si ishte te shkruani poezi nen komunizmin jugosllav pastaj gjate luftes dhe tani gjate periudhes se pavaresise se Kosoves Cili ishte roli i poetit nen komunizem nen okupim gjate luftes dhe gjate pavaresise se Kosoves Cfare ishte ajo per te cilen donit te flisnit dhe a keni folur ende per ato ngjarje

Gjate historise jeta e shqiptareve ka qene shume e veshtire nen sundimin e huaj shekullor. Ende degjojme tmerret e Toplices ku soldateska serbe ua rrembente nenave femijet nga gjiri dhe i hudhte ne bure te ujerave te nxehta prej nga te gjoret nuk zgjoheshin me apo kur pleq e femije i hudhnin ne stufa te zjarrit dhe i digjnin tmerresisht si te ishin patate. Eumlshte mire te lexoni librin Beteja e Toplices dhe te bindeni se me qindra e mijera pleq gra e femije beheshin shkrum e hi apo per tmerret e Camerise prej nga greket debuan me dhune te papare popullsine shqiptare. Dic e ngjashme kishte ndodhur edhe ne Lume te Hasit per cka thote edhe vete serbi Dimitrije Tucoviq por per kete rrefejne edhe pleqte te cilet me syte e tyre e kishin pare se si rridhte gjaku si lume. Terror djegie vrasje vjedhje dhunime krime spastrime etnike te shqiptareve gjithandej Kosoves e te trojeve arberore. Vetem brenda gjashte muajve tetor 1912 ndash mars 1913 nga solldateska serbe masakrohen mbi 25000 vete dhe vetem ne Gjakoven time rruget ishin perplot kufoma e per te cilat tmerre autentikisht rrefen korrespondenti i luftes i Vjenes Leo Frojndlich ne broshuren e tij Shfarosja e shqiptareve Albanias Golgotha botuar ne Vjene me 1913. Me fatin e asnje populli tjeter nuk eshte luajtur loja e keqe si me shqiptaret me interesat e asnje populli tjeter nuk eshte bere tregti e verber ne Ballkan e Evrope si me shqiptaret dhe per kete dihet se kush eshte fajtor thote ky autor. Nga i gjithe ky tmerr kerkohej qe Arberia te copetohej dhe te mos i mbese as shenje as gjurme. Pse ekzistonte e gjithe kjo urrejtje ndaj nje populli i cili kishte dhene shume trima e figura historike eshte e pashpjegueshme. Tmerre te ngjashme perjetuam gjate okupimit nen regjimin shteteror serb e jugosllav te Millosheviqit per cka jam deshmitar edhe vete dhe per cka e ngrita zerin tim si njeri e si poet ne shume shkrime e tubime nderkombetare.

Tmerresisht jonjerezore ishte Memorandumi i akademikeve serbe bashke me shkrimtare dhe kryepeshkope e prifterinj ortodoks serbe qe therrisnin per gjakderdhje mbi shqiptaret dhe qe ishin edhe me te zeshem se vete paramilitaret e gjeneralet ushtarake serbe. Kjo ishte cmendi. Kjo ishte kohe e ndeshjes per jete o vdekje me neocetnikizmin e neofashizmin serb te cilet na kishin mbeshtetur per muri. Dhe une nuk kam heshtur. Muzat nuk heshtin as kur topat e hanxharet gjemojne. Poetet nuk kane heshtur asnjehere gjate lufterave e revolucioneve te medha shoqerore gjate krimeve e padrejtesive te medha gjate ndeshjes me fashizmin e komunizmin ne shekullin e kaluar. Edhe ne shkrimet diskursive e kam ngritur zerin bashke me nje grup te vogel intelektualesh kunder letersise socrealiste per cka gati e paguam me koke. Ndjenjat shpirterore ngjarjet e medha padrejtesite ndaj popullit tim me kane bere te merrem me poezi. Ne ish-regjimin komunist jugosllav pata shkruar vjershen... dhe per pak perfundova ne burg si shume shqiptare te tjere por fati deshi e me shpetoi shkrimtari Esad Mekuli te cilit gjithnje i jam mirenjohes dhe i perkulem. Roli i poetit te vertete eshte qe kurre te mos heshte ndaj ngjarjeve te pahijshme shoqerore e ndaj padrejtesive qe u behen popujve o individeve. Poeti anglosakson Frosti nder ceshtjet kryesore ve ceshtjen e atdheut. Sot ne e kemi atdheun e kemi pavaresine por nga disa po shikohet si nje kemishe e pergjakur varur ne ndonje dege lisi. Xhorxh Orueli deshmon per angazhimin e krijuesit te njemendte. Mbi konturat e misterit te quajtur politik u ngrit dhe ekzistenca edhe identiteti edhe paqja njerezore. Nga nje mesazh te themi mund te ngritet dhe nje rezolute nje ceshtje e etnise. Nese shteti shqiptar nuk ka politikane te tille nuk do te thote se krijuesit shpirterore nuk e kishin emocionalisht me afer ne shpirt Atdheun dhe Kombin. Nje pjese e tyre qe nga Rilindja e kendej u shkrine ne vargje per keto ceshtje madhore. Frosti beri cmos qe tiu kujtoje jashteplanetareve ceshte dhe i kujt eshte Atdheu.

Fatkeqesisht te ne atdheu ndodh te shikohet si placke e hedhur ndane ndonje udhe vrime te zeze. Me teper nga disa parapelqehet dicka triviale se atdheu. Ajo qe e dua dhe me lidh me Ameriken eshte liria demokracia dhe mirekuptimi njerezor. Une qysh kur fillova te shkruaja poezi perpara meje ishte shfaqur Amerika te cilen mund ta lexoja edhe si nje keshille njerezore per te mundur te keqen. Madje-madje anglishten amerikane e identifikoja me gjuhen e lirise se shkrimtarit.

Ne pergjithesi ne literaturen shqiptare por edhe albanologu i njohur Robert Elsiei cili perktheu jo vetem permbledhjen tuaj ne anglisht Kush do ta vrase ujkun po edhe shume vepra te tjera te letersise shqipe shkruan se jukonsideroheni nga shume si nje prej perfaqesuesve tipik te vargut bashkekohor shqiptar. Cilat jane karakteristikat definuese te vargut bashkekohor shqiptar Si gershetohet poezia juaj ne traditen e gjate te poezise shqipe si p.sh. te Rilindjes apo te periudhes se realizmit socialist dhe si e kane perqafuar krijimtarine tuaj dhe ate te shkrimtareve te kohes poetet e rinj

Podrimja Ne vitin 1960 kisha shkruar poemen Kosova eshte gjaku im qe nuk falet. Shkaku i ketij guximi mua me kishin perzene nga Gjimnazi i Gjakoves dhe une bridhja rrugeve te qytetit pa ditur ku te strukem. Ata qe me kishin nxjerre nga shkolla ishin nga radhet e forcave te sherbimit sekret komunist qe nuk ia donin te miren Kosoves por as paqes njerezore.

Pas pak kohe prinderit me kishin vdekur dhe une thuaja skishte dite qe nuk shkoja ti vizitoja te varrezat se ata me kishin mesuar shkollen me te madhe se ceshte njerezorja e cila nuk ben te mposhtet. Edukata e tyre me kishte trimeruar por edhe e disa librave te autoreve amerikane e boterore qe i lexoja tinezisht nga policia sekrete serbe. Gjithcka njerezore edukative nga tradita sben te harrohet. Dhe tradita frymon me vargjet e mia bashkekohore per aq sa meriton te jete e paharrueshme. Nuk di si e konsiderojne dhe e klasifikojne historianet kritiket dhe studiuesit e letersise krijimtarine time por kjo ska rendesi e rendesishme eshte qe poezine njerezore ta kuptojne lexuesit dhe te te adhurojne per krijimtarine tende. A jam bashkekohor a tradicional kjo ska shume rendesi. Mua asnjehere nuk me kane bere pershtypje rrymat drejtimet e shkollat letrare -izmat shkojne e vijne kurse krijimet me fryme madhore humane mbesin pergjithmone sic ka mbetur p.sh. krijimtaria e Homerit Shekspirit e te tjereve. Me shume nuk do te merresha me kete ceshtje nuk do ta definoja vargun bashkekohor shqiptar dhe as ndikimin tim tek krijuesit e rinj. Secili e ka meriten e vet secili e ka stilin e vet krijues. Koha eshte harresi dhe klasifikuesi me i mire i vlerave.

Shume intelektuale shqiptare kishin kaluar Atlantikun si Fan Noli Faik Konica e shume te tjere per te shpetuar para se gjithash kombin dhe miqesine me SHBA-ne. Une e ndjej krenar qe u rrita duke lexuar shkrimtare eminente amerikane si dhe duke degjuar si duhet Atdheu dhe si cmohet humanja paqja dhe demokracia. Vargu im i viteve 60 te shekullit te kaluar Kosova eshte gjaku im qe sfalet per te cilin me kishin perjashtuar nga gjimnazi nje dite nga liridashesit ishte bere himn e flamur nga te rinjte ne luften kunder soldateskes se regjimit te Millosheviqit dhe ky ishte nje respekt se e vlen te shkruhet te jesh i angazhuar ne rrjedhat shoqerore te kohes. Ky varg ishte bere betim per te rinjte dhe UCK. Per mua ky ishte respekti me i madh nga i cili syte me mbushen me lot. Me ne fund besimi dhe guximi njerezor kishte triumfuar.

Pervec Zotit une i perkulem edhe Amerikes. Falenderues i perjetshem i jam SHBA-se dhe forcave te NATO-s. Falenderues jane gjithe shqiptaret te cilet perkulen me pietet para SHBA-se dhe demokracise se saj. Prandaj do mbetet ushtar dhe ithtar i perjetshem i ceshtjes njerezore...

Cikli juaj poetik Kali i Trojes duke kujtuar botimin Torzo i vitit 1971 ka imazhe te mitologjise greke te cilat kane qene teme e ringjallur ne letersine shqiptare p.sh. poezia juaj Itaka prej botimit tuaj Fund i gezuar i vitit 1988 flet per ishullin e Odisese per bredharakun e famshem i cili nga poezia Itaka e CP Kavafit eshte bere nje metafore e fuqishme per poetet. Ne te vertete bashkekombesi juaj kosovar Din Mehmeti gjithashtu ka shkruar nje poezi per Itaken dhe per shtepine e humbur te quajtur Olimpia ashtu si dhe poeti Bardhyl Londo Itaka dhe Vetem Itaka mbetet. Ne poezine e tij Nuk me pelqen Itaka F. Arapi krahason veten e tij dhe shqiptaret me Hektorin dhe trojanet dhe Enver Hoxhen me luftetarin grek Akilin fuqine shkaterruese te te cilit ai e urren dhe e ka frike. Cila eshte fuqia e metaforave mitologjike per ju ose per poezine moderne shqipe ne pergjithesi A ka poezia juaj lexime te ngjashme alegorike

Podrimja Pa keto imazhe ska letersi te vertete. Letersia dhe vecmas poezia pa figura metafora simbole mite e ironi seshte letersi. Pa keto ska letersi bashkekohore. Pa mitin e simbolin per demokracine e lashte greke por edhe ilire lufterat clirimtare demonet shkaterrues flijimin per popullin shoqerine shoket e mireqenies njerezore ska poezi te mirefillte. Miti e simboli jane program prandaj letersia bashkekohore i kthehet mitit e simbolit si dicka e domosdoshme per poezine. Qofte Din Mehmeti qofte Bardhyl Londo qofte Fatos Arapi a ndonje tjeter qe i konsideroj poete te vertete e kane perdorur me mjeshtri figuracionin poetik ne shume raste per ti ikur komunizmit per tu marre disi me te kaluaren por gjithnje me aludim ne te rene e regjimit komunist qe ishte nje murtaje e njerezimit bashke me stalinizmin. Thene troc Ska poezi te fuqishme pa metafora simbole mite e figuracion tjeter poetik. Fundja kjo eshte arma e poeteve. Se si e lexojne poezine time nuk mund ta di por se e adhurojne krijimtarine time kete e kam te qarte.

Ne te gjithe dashurojme por artistet e ndiejne ndryshe. Ndoshta kete pershtypje e krijojme duke qene se ata kane nje menyre te vecante per ta shprehur ate per shembull muzikantet permes muzikes se tyre e poetet permes vargjeve. Per shkak te statusit te vecante politik e shoqeror te shqiptareve pergjate historise shumica e poezive tuaja me te mira shprehin kete status. Por cfare vendi ze kjo ndjenje hyjnore ne shkrimet tuaja Cfare dhe kush ju inspiron te shkruani per dashurine dhe cfare saktesisht keni shkruar per te

Podrimja Keni te drejte. Dashuria vertet eshte dicka hyjnore. Ajo sjell gezim ne jete. Poetet me te medhenj boterore ia kane kushtuar vargjet me te mira bukurise dhe dashurise ndaj femrave. Eumlshte e domosdoshme te rikujtojme njeriun si krijesa me e bukur e natyres dhe ne vecanti femren. Se pari artistet duhet ta duan secilin njeri si krijese madheshtore. Une kam perpiluar librin per humanisten e madhe shqiptare e nobelisten Nene Tereza me titull Mesome te dua i botuar ne shqip e anglisht dhe i shperndare gjithe politikaneve e humanisteve te botes ne Vatikan me rastin e Lumnimit.

Per femren dhe dashurine ndaj saj kam nje ndjenje te delire e larte por edhe tronditese.

Femra ka hequr shume gjate historise dhe pa te drejtat e barabarta te saj me mashkullin nuk ka perparim nuk ka jete te mirefillte shoqerore. Eumlshte njerezore dhe hyjnore ti kushtosh vargje bukurise se vashes qenies se saj te persosur fizike dhe shpirterore. Edhe une si krijues kam shkruar vargje per dashurine. Konsideroj se kjo eshte universale dhe hyjnore prandaj shume poete e krijues te tjere kane shkruar per dashurine. Populli im ka shume kenge popullore qytetare per dashurine dhe ato vertet jane kulmi i bukurise dhe i dashurise sidomos kenget shkodrane gjakovare dhe vecmas serenadat korcare. I cmoj vargjet e dashurise se sinqerte reale por jam kunder dashurise platonike te tipit Balte e pluhur do te behem te me shkeli kemba e saj.

Romantiku dhe patrioti i madh hungarez Shandor Petefi pati thene se per dashurine jap gjithcka ndersa per mbrojtjen e atdheut jap edhe dashurine. Kishte te drejte. Ceshtje mbi ceshtjet eshte Atdheu kombi ekzistenca mireqenia mirekuptimi toleranca. Ne poetet shqiptare ishim kohe te gjate nen roberi dhe ceshtje paresore kishim clirimin kombetar te mbesim gjalle por pa e harruar asnjehere dashurine ndaj femres e cila gjate gjithe historise ishte krah per krah me meshkujt ne te gjitha frontet e luftes per liri e pavaresi. Prandaj femren duhet shnderruar ne kult te mireqenies njerezore.

Per disa dite ju do te niseni ne nje udhetim ne disa vende te ndryshme. Cili eshte qellimi i ketij udhetimi dhe si do tia hape rruget nje njohjeje me te mire poezise e letersise prezenca juaj ne ato vende

Podrimja Cdo udhetim i krijuesve eshte nje ure lidhese mes kombeve e popujve. Letersia shqiptare permes disa shkrimtareve ka krijuar imazhin e vet te mire ne bote vecmas permes romaneve te Ismail Kadarese Fatos Kongolit e ndonje tjetri. Une kam mision ta prezantoj artin tim popullin tim letersine time qe kurre dhe ne asnje periudhe historike sishte shoviniste por ishte tolerante dhe dashamirese per perparimin e cdo populli tjeter liridashes ne bote.

Cila eshte fjala e urte me e preferuara gjakovare per ju

Podrimja Hajt bace tu rritte mendja.

Cfare pyetje do te donit tua kishim bere e qe nuk ua kemi bere

Podrimja Boll keni bere pyetje. Bile-bile brenda perbrenda pyetjeve tuaja jane gershetuar edhe shume pyetje te tjera. Gjenerata ime ishte edukuar nga poetet e medhenj shqiptare e evropiane si dhe amerikane Erza Paunda Uitmani Carl Sandberg Frosti Edgar Alen Poe i cili kishte shkruar vargje te paharruara per Shqiperine dhe Skenderbeun. Populli im ishte i lidhur shpirterisht me fjalen dhe shpirtin amerikan. Nuk i ceka romansieret e shkelqyer as dramaturket e shquar. Per mua ishte kenaqesi te zbuloja miqte e mi me te cilet tere jeten do te me lidhe vellazeria shpirterore. Duke i lexuar ata nuk kishte shqiptar qe veten nuk e shihte te sigurt. Gjenerata ime zbulonte boten qe besonte ne ta ardhmen. Mu per kete Amerika eshte dicka qe te zgjon qe te afron me popuj dhe me te bukuren e cila mban gjalle shpirtin njerezor. Kur do flasesh o Ali Podrimja. Ishte kjo nje klithje qe i behej popullit te uritur e te terbuar nga tmerri serb se ishte e pamundur te mundesh nje egersire e cila bente cmos te kaperdinte hapesiren shqiptare dhe cdo gje te gjalle prandaj klithma kur do flasesh o Ali Podrimja ishte klithje e popullit qe bente cmos te zgjoj nje bote te fjetur ndersa vargu Kush do ta vrase Ujkun ishte nje paralajmerim si do te lirohesh nga egersia e gjakut te zi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›