Ovacione për Berishën në Selinë Blu, mbërrin para nisjes së protestës së opozitës

Pak minuta para nisjes së protestës së opozitës përpara Kryeministrisë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Selinë Blu.
Ish-kryeministri është pritur me ovacione nga dhjetëra mbështetës që kishin mbushur oborrin e godinës së PD-së, duke krijuar një atmosferë entuziaste në prag të tubimit.
Berisha ka përshëndetur të pranishmit dhe më pas ka hyrë në ambientet e selisë, nga ku pritet të nisë edhe marshimi i opozitës drejt sheshit përpara Kryeministrisë.