E Shtunë, 31 Tetor 2026

Overdoze alkooli, vdes marinari italian

Ornela Hila

Dy marinare italiane kane mberritur ne oret e para te mengjesit te djeshem ne gjendje te rende ne spitalin rajonal te Vlores. Me gjithe kujdesin e mjekeve, ata nuk munden te shpetojne jeten e 35-vjecarit Francesco Voglia, ndersa 27-vjecari Emiliano Giuliano eshte ende ne reanimacionin e spitalit. Burime nga personeli mjekesor bene te ditur dje se dy marinaret nga qyteti i Barit ne Itali, dyshohet te kene shfaqur simptomat e nje intoksikacioni nga sasia e madhe e alkoolit te konsumuar. Drejtoria e Policise se Qarkut te Vlores beri te ditur se italianet ishin te punesuar prane nje anijeje e cila tregtonte fruta deti per lokalet e qytetit te Vlores. Marinaret kane mberritur dy dite me pare ne zonen e Triportit ku u ankorua anija e tyre. Pas pese ditesh gjuetie te suksesshme, ata kane dale ne qytet per te festuar. Pas nje darke te bollshme me peshk dhe vere, ata i jane drejtuar hotelit ku ishin te prenotuar. Emiliano Giuliano ka pohuar se nuk ishte ne gjendje te kujtonte se sa kishin pire, ndersa punonjesit e hotelit kane treguar se dy italianet kane porositur ne dhome birra dhe uiski. Njeri prej personave qe ka qene ne sherbim gjate nates tregoi per "Koha Jone" se dy italianet ishin bere gati per te hyre ne dush, kur jane ndjere keq dhe kane kerkuar ndihme. "I derguam ne spital me nje prej automjeteve tona, por une lashe turnin ne mengjes dhe nuk e di me se cfare eshte bere me ta"-ka pohuar punonjesi i hotelit. Mjeket thone se 27-vjecari Giuliano, momentalisht eshte ne gjendje te permiresuar. Ai eshte koshient dhe jashte rrezikut per jeten. Ndersa pamundesia per te kryer indeksin e alkoolit te konsumuar, mangesi kjo e spitalit rajonal te Vlores e ben te pamundur percaktimin se sa alkool kane konsumuar Voglia dhe Giuliano. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Vlores beri te ditur dje se nga hetimet e para ka rezultuar se te dy marinaret italiane kane pire alkool ne te njejtat vende dhe kane konsumuar te njejtin alkool dhe ushqim, qe permblidhet ne peshk dhe vere ne nje nga restorantet e Triportit, dhe pica, birra dhe "Jack Daniel's" ne hotelin ku akomodoheshin. Policia ka marre ne pyetje te mbijetuarin dhe pjesen tjeter te ekuipazhit te anijes, ndersa priten rezultatet e kriminalistikes ne Tirane, per te evidentuar nese marinaret kishin ne gjak substanca te tjera qe mund te kene bere reaksion dhe perkeqesuar gjendjen e tyre shendetesore. Sipas policise, marinaret ishin te punesuar prane nje anijeje peshkimi italiane, e cila kishte lidhur kontrata ne Vlore per furnizim me fruta deti. Anija italiane bente pese dite gjueti dhe dy dite pushim, duke mberritur nje here ne jave per te shkarkuar ne Vlore sasine e frutave te detit qe kishte rene ne rrjeta.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›