E Shtunë, 31 Tetor 2026

Javë pa derbi

Nga Express më 19 mars 2011 në ora 12:19

Gjatë kësaj jave do të zhvillohet xhiroja e njëzetenjëtë e BKT-Superligës së Kosovës në basketboll, e cila nuk do të sjellë ndonjë ndeshje aq interesante.

Sadopak më interesant do të jetë të shtunën në kryeqytet, ku Sigal Prishtina do të ballafaqohet me rivalin e viteve të kaluara, Bashkimin, i cili sivjet ka dëshpëruar me rezultate.

Bardhekaltrit do të përpiqen ta shfrytëzojnë këtë takim për t’iu kthyer fitoreve, pas humbjes së fundit që e pësuan nga Peja. Po të shtunën në Prishtinë zhvillohet ndeshja ndërmjet Kolegjit EuroSport dhe Trepçës.

Ndërsa të dielën zhvillohen dy takimet tjera të kësaj jave. Bambi është favorit absolut në duel me Mitrovicën, derisa Peja synon ta shënojë fitoren e radhës në Vushtrri përballë Kosovës.

BKT-Superliga – Xhiroja e 21-të
E shtunë
K. EuroSport – Trepça13:00
S. Prishtina - Bashkimi20:00
E diel
Bambi – Mitrovica17:00
Kosova – Peja18:00

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›