P R O J E K T L I G J PER DISA SHTESA NË LIGJIN NR.9290, DATË 7.10.2004, “PËR PRODUKTET E NDËRTIMIT”, TË NDRYSHUAR
P R O J E K T L I G J
PëR
DISA SHTESA Në LIGJIN NR.9290, DATë 7.10.2004, “PëR PRODUKTET E NDëRTIMIT”, Të NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Në ligjin nr.9290, datë 7.10.2004, “Për produktet e ndërtimit”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa:
Neni 1
Pas shkronjës “b”, të pikës 1, të nenit 23, shtohen shkronjat “c” dhe “ç”, me këtë përmbajtje:
“ c) vendos pezullimin e veprimtarisë deri në shlyerjen e detyrimit nga subjekti fizik dhe juridik;
ç) vendos sekuestrimin e mjeteve dhe të makinerive, të cilat punojnë gjatë kohës që subjekti është i pezulluar.”.
Neni 2
Në fund të pikës 1, të nenit 25, shtohet fjalia, me këtë përmbajtje:
“ ... Këshilli i Ministrave miraton formularët përkatës që dokumentojnë procedurat e zbatuara nga INUK-ja, sipas përcaktimeve të bëra në shkronjat “c” dhe “ç”, të nenit 1, të këtij ligji.”.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI (çOBA)
14/07/2010 Votoni per projektligjin PO: JO: