E Shtunë, 31 Tetor 2026

P R O J E K T L I G J PER NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË LIGJIN NR.8093, DATË 21.3.1996, “PËR REZERVAT UJORE”, TË NDRYSHUAR

P R O J E K T L I G J

PëR

NJë NDRYSHIM DHE SHTESë Në LIGJIN NR.8093, DATë 21.3.1996, “PëR REZERVAT UJORE”, Të NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë


V E N D O S I :


Në ligjin nr.8093, datë 21.3.1996, “Për rezervat ujore”, të ndryshuar, bëhen ky ndryshim dhe kjo shtesë:


Neni 1

Në shkronjën “a”, të paragrafit të dytë, të nenit 61, shifra “... 500 000 (pesëqind mijë) lekë ...” zëvendësohet me shifrën “... 2 000 000 (dy milionë) lekë ...”.

Neni 2

Pas nenit 71 shtohet neni 71/1, me këtë përmbajtje:

“Neni 71/1

Këshilli i Ministrave miraton formularin përkatës, ku dokumentohen procedurat e zbatuara nga Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, sipas përcaktimeve të shkronjës “c”, të nenit 61, të këtij ligji.”.

Neni 3


Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI (çOBA)


14/07/2010 Votoni per projektligjin PO: JO:

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›