E Shtunë, 31 Tetor 2026

P R O J E K T L I GJ PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN E KONFERENCËS SË HAGËS, “PËR MARRJEN E PROVAVE JASHTË SHTETIT NË ÇËSHTJET CIVILE OSE TREGTARE”

 P R O J E K T L I GJ
PëR
ADERIMIN E REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë Në KONVENTëN E KONFERENCëS Së HAGëS, “PëR MARRJEN E PROVAVE JASHTë SHTETIT Në çëSHTJET CIVILE OSE TREGTARE”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën e Konferencës së Hagës, “Për marrjen e provave jashtë shtetit në çështjet civile ose tregtare”, hyrë në fuqi më 7.10.1972.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA  TOPALLI

Përmbledhje e pranimeve të aderimeve
( Në marrëdhëniet midis Shteteve Kontraktuese, kjo Konventë zëvendëson Nenet 8 deri 16 të Konventave mbi procedurën civile të vitit 1905 dhe 1954)
KONVENTA MBI MARRJEN E PROVAVE JASHTë SHTETIT Në çëSHTJET CIVILE OSE TREGTARE
(Nënshkruar më 18 mars 1970)
Shtetet nënshkruese të kësaj Konvente,
Me dëshirën për të lehtësuar transmetimin dhe ekzekutimin e kërkesave dhe përshtatjen e mëtejshme të metodave të ndryshme që ata përdorin për këtë qëllim,
Me dëshirën për të përmirësuar bashkëpunimin gjyqësor në çështjet civile ose tregtare,
Kanë vendosur të nënshkruajnë një Konventë për këtë qëllim dhe kanë rënë dakord për dispozitat e mëposhtme
kapitulli i- letër kërkesat
Neni 1
Në çështjet civile ose tregtare, një autoritet gjyqësor i një Shteti Kontraktues, në përputhje me dispozitat e ligjit të atij Shteti, mund t’i kërkojë autoritetit kompetent të një Shteti tjetër Kontraktues, me anë të një Letër Kërkese, të marrë prova ose të kryejë ndonjë veprim tjetër gjyqësor.
Një Letër nuk do të përdoret për të marrë prova të cilat nuk synohen të përdoren në procedime gjyqësore, të filluara ose të parashikuara.
Shprehja “veprim tjetër gjyqësor” nuk mbulon dërgimin e dokumenteve gjyqësore ose fillimin e një procesi me anë të të cilit janë ekzekutuar ose zbatuar vendimet ose urdhrat, ose urdhra për masa të përkohshme ose mbrojtëse.
Neni 2
Një Shtet Kontraktues do të caktojë një Autoritet Qendror që do të pranojë të  marrë Letër Kërkesa që vijnë nga një autoritet gjyqësor i një Shteti tjetër Kontraktues dhe t’ia transmetojë ato për ekzekutim autoritetit kompetent. çdo Shtet do të organizojë Autoritetin Qendror në përputhje me ligjin e vet.
Letrat do t’i dërgohen Autoritetit Qendror të Shtetit të ekzekutimit pa u transmetuar përmes ndonjë autoriteti tjetër të atij Shteti.
Neni 3
Një Letër Kërkesë do të përcaktojë
a) autoritetin që kërkon ekzekutimin dhe autoritetin  i cili kërkohet për ta ekzekutuar atë, nëse është i njohur për autoritetin kërkues;b) emrat dhe adresat e palëve në procedime dhe përfaqësuesve të tyre, nëse ka;c) natyrën e procedimeve për të cilat kërkohen prova, duke dhënë të gjithë informacionin e nevojshëm në lidhje me to;d) provat që duhet të merren ose ndonjë akt tjetër gjyqësor që duhet të kryhet.
Nëse çmohet e nevojshme, Letër Kërkesa do të përcaktojë, ndër të tjera
e) emrat dhe adresat e personave që do të merren në pyetje;f) pyetjet që duhet t’i drejtohen personave që duhet të merren në pyetje ose një deklaratë mbi subjektin rreth të cilit ata duhet të merren në pyetje;g) dokumentet ose ndonjë pronë tjetër, e patundshme ose personale, që duhet të inspektohen;h) çdo kërkesë që provat duhet të jepen nën betim ose pohim dhe çdo formë e veçantë që duhet të përdoret;i) çdo metodë ose procedurë e veçantë që duhet të ndiqet sipas nenit 9.
Gjithashtu, një Letër mund të përmendë çdo informacion të nevojshëm për zbatimin e Nenit 11.
Nuk mund të kërkohet asnjë legalizim ose formalitet tjetër.
Neni 4
Një Letër Kërkesë do të jetë në gjuhën e autoritetit i cili kërkohet për ta ekzekutuar atë ose të shoqërohet me një përkthim në atë gjuhë.
Megjithatë, një Shtet Kontraktues do të pranojë një Letër ose në gjuhën angleze, ose frënge, ose nga një përkthim në një prej këtyre gjuhëve, nëse nuk ka bërë rezervë të autorizuar nga Neni 33.
Një Shtet Kontraktues, me anë të një deklarate, mund të përcaktojë gjuhën ose gjuhët e ndryshme nga ato të përmendura në paragrafët pararendës në të cilët një Letër mund t’i dërgohet Autoritetit të tij Qendror.
çdo përkthim që shoqëron një Letër do të vërtetohet si i saktë ose nga një punonjës diplomatik ose agjent konsullor ose nga një përkthyes i betuar ose nga çdo person tjetër i autorizuar në këtë mënyrë në secilin Shtet.
Neni 5
Nëse Autoriteti Qendror çmon se kërkesa nuk përputhet me dispozitat e kësaj Konvente, ai do të informojë menjëherë autoritetin e Shtetit të origjinës që transmetoi Letër Kërkesën e cila përcakton kundërshtimet ndaj Letrës.
Neni 6
Nëse autoriteti të cilit i është transmetuar Letër Kërkesa nuk është kompetent për ta ekzekutuar atë, Letra do t’i dërgohet menjëherë autoritetit në po atë Shtet, i cili është kompetent për ta ekzekutuar atë në përputhje me dispozitat e ligjit të tij.
Neni 7
Nëse e dëshiron, autoriteti kërkues do të informohet për kohën dhe vendin ku do të zhvillohen procedimet, me qëllim që palët e interesuara dhe përfaqësuesit e tyre, nëse ka, të mund të jenë të pranishëm. Ky informacion do t’i dërgohet drejtpërdrejt palëve ose përfaqësuesve të tyre, sipas kërkesës së autoritetit të Shtetit të origjinës.
Neni 8
Një Shtet Kontraktues mund të deklarojë se anëtarët e personelit gjyqësor të autoritetit kërkues të një Shteti tjetër Kontraktues mund të jenë të  pranishëm në ekzekutimin e një Letër Kërkese. Mund të kërkohet autorizim paraprak nga autoriteti kompetent i caktuar nga Shteti deklarues.
Neni 9
Autoriteti gjyqësor që ekzekuton një Letër Kërkesë do të zbatojë ligjin e tij në lidhje me metodat dhe procedurat që duhet të ndiqen.
Megjithatë, ai do të zbatojë një kërkesë të autoritetit kërkues që një metodë ose procedurë e veçantë duhet të ndiqet, nëse pajtohet me ligjin e brendshëm të Shtetit të ekzekutimit ose është e pamundur të kryhet për shkak të praktikës dhe procedurës së tij të brendshme ose vështirësive praktike.
Një Letër Kërkesë do të ekzekutohet pa vonesë.
Neni 10
Në ekzekutimin e një Letër Kërkese, autoriteti i kërkuar do të zbatojë masat e nevojshme të detyrimit në rastet dhe në të njëjtën shkallë që parashikohen nga ligji i tij i brendshëm për ekzekutimin e urdhrave të nxjerra nga autoritetet e vendit të tij ose të kërkesave të bëra nga palët në procedimet e brendshme.
Neni 11
Në ekzekutimin e një Letër Kërkese, personi i interesuar mund të refuzojë të japë  prova për sa kohë që ai ka privilegjin ose detyrën për të refuzuar dhënien e provave
a) sipas ligjit të Shtetit të ekzekutimit; ose
b) sipas ligjit të Shtetit të origjinës, dhe privilegji ose detyra janë përcaktuar në Letër ose në rastin e autoritetit të kërkuar, i është konfirmuar në ndonjë mënyrë tjetër atij autoriteti nga autoriteti kërkues.
Gjithashtu, një Shtet Kontraktues mund të deklarojë se do të respektojë privilegjet dhe detyrat ekzistuese sipas ligjit të Shteteve të ndryshme nga Shteti i origjinës dhe Shteti i ekzekutimit, në shkallën e përcaktuar në atë deklaratë.
Neni 12
Ekzekutimi i Letër Kërkesës mund të refuzohet vetëm në shkallën që
a) në Shtetin e ekzekutimit, ekzekutimi i Letrës nuk hyn në funksionet e gjyqësorit; ose
b) shteti të cilit i drejtohet çmon se sovraniteti ose siguria e tij do të cenoheshin në këtë mënyrë.
Ekzekutimi mund të mos refuzohet vetëm për arsye se sipas ligjit të tij të brendshëm, Shteti i ekzekutimit kërkon juridiksion ekskluziv mbi subjektin e veprimit ose që ligji i tij i brendshëm nuk do të pranonin një të drejtë veprimi mbi të.
Neni 13
Dokumentet që vendosin ekzekutimin e Letër Kërkesës do të dërgohen nga autoriteti i kërkuar për autoritetin kërkues me të njëjtën mënyrë që është përdorur nga ky i fundit.
Në çdo rast kur Letra nuk është ekzekutuar tërësisht ose pjesërisht, autoriteti kërkues do të informohet menjëherë përmes të njëjtës mënyrë dhe do të këshillohet për arsyet përkatëse.
Neni 14
Ekzekutimi i Letër Kërkesës nuk do të shkaktojë riimbursime taksash ose shpenzimesh të çdo natyre.
Megjithatë, Shteti i ekzekutimit ka të drejtë t’i kërkojë Shtetit të origjinës të rrimbursojë tarifat e paguara për ekspertët dhe përkthyesit dhe shpenzimet e shkaktuara nga përdorimi i një procedure të veçantë të kërkuar nga Shteti i origjinës sipas Nenit 9, paragrafi 2.
Autoriteti i kërkuar ligji i të cilit detyron vetë palët të sigurojnë prova dhe që nuk është vetë e aftë të ekzekutojë Letrën, pasi të ketë marrë miratimin e autoritetit kërkues, mund të caktojë një person të përshtatshëm për ta bërë këtë. Në kërkimin e këtij miratimi, autoriteti i kërkuar do të shënojë shpenzimet e përafërta që do të rezultonin nga kjo procedurë. Nëse autoriteti kërkues jep miratimin e tij, ai do të riimburojë çdo shpenzim të shkaktuar; pa këtë miratim autoriteti kërkues nuk do të jetë përgjegjës për shpenzimet.
kapitulli ii- marrja e provave nga punonjësit diplomatikë, agjentët konsullorë dhe komisionerët
Neni 15
Në një çështje civile ose tregtare, një punonjës diplomatik ose agjent konsullor i një Shteti Kontraktues, në territorin e një Shteti tjetër Kontraktues dhe brenda zonës ku ai ushtron funksionet e tij, mund të marrë prova pa detyrim të shtetasve të një Shteti që ai përfaqëson në mbështetje të procedimeve të filluara në gjykatat e një Shteti që ai përfaqëson.
Një Shtet Kontraktues mund të deklarojë provat që mund të merren nga një punonjës diplomatik ose agjent konsullor, vetëm nëse leja për atë qëllim jepet me aplikimin e bërë prej tij ose saj në emër të autoritetit përkatës të caktuar nga Shteti deklarues.
Neni 16
Një punonjës diplomatik ose agjent konsullor i një Shteti Kontraktues, në territorin e një Shteti tjetër Kontraktues dhe brenda zonës ku ai ushtron funksionet e tij, mund të marrë prova pa detyrim, të shtetasve të Shtetit në të cilin ai ushtron funksionet e tij ose të një Shteti të tretë, në mbështetje të procedimeve të filluara në gjykatat e një Shteti që ai përfaqëson, nësea) një autoritet kompetent i caktuar nga Shteti në të cilin ai ushtron funksionet e tij, ka dhënë leje qoftë në përgjithësi ose në raste të veçanta, dheb) ai pajtohet me kushtet që autoriteti kompetent ka përcaktuar në leje.
Një Shtet Kontraktues mund të deklarojë se provat mund të merren sipas nenit, pa lejen e tij paraprake.
Neni 17
Në një çështje civile ose tregtare, një person i caktuar si komisioner për atë qëllim, pa detyrim, mund të marrë prova në territorin e një Shteti Kontraktues, në mbështetje të procedimeve të filluara në gjykatat e një Shteti tjetër Kontraktues, nëse
a) një autoritet kompetent i caktuar nga Shteti ku duhet të merren provat, ka dhënë lejen e tij ose në përgjithësi, ose në raste të veçanta; dhe
b) ai pajtohet me kushtet që autoriteti kompetent ka përcaktuar në leje.
Një Shtet Kontraktues mund të deklarojë se provat mund të merren sipas këtij Neni pa lejen e tij paraprake.
Neni 18
Një Shtet Kontraktues mund të deklarojë se një punonjës diplomatik, agjent konsullor ose komisioner i autorizuar për të marrë prova sipas Neneve 15, 16 ose 17, mund të aplikojë pranë autoritetit kompetent të caktuar nga Shteti deklarues për asistencën e nevojshme për marrjen e provave me detyrim. Deklarata mund të përmbajë kushte të tilla që Shteti deklarues mund t’i çmojë të përshtatshme për t’i vendosur.
Nëse autoriteti jep aplikimin, ai do të zbatojë të gjitha masat e detyrimit që janë të nevojshme dhe të parashikuara nga ligji i tij për përdorim në procedimet e brendshme.
Neni 19
Në dhënien e lejes të përmendur në nenet 15, 16 ose 17, ose në dhënien e aplikimit të përmendur në Nenin 18, autoriteti kompetent mund të parashtrojë kushtet që çmon të përshtatshme, ndër të tjera, në lidhje me kohën dhe vendin e marrjes së provave. Në mënyrë të ngjashme, ai mund të kërkojë që t’i jepet njoftim i arsyeshëm paraprak në lidhje me kohën, datën dhe vendin e marrjes së provave; në këtë rast një përfaqësues i autoritetit do të ketë të drejtën të jetë i pranishëm në marrjen e provave.
Neni 20
Në marrjen e provave sipas Neneve të këtij Kapitulli, personat e interesuar mund të përfaqësohen ligjërisht.
Neni 21
Kur një punonjës diplomatik, agjent konsullor ose komisioner autorizohet sipas neneve 15, 16 ose 17 të marrë prova
a) ai mund të marrë të gjitha llojet e provave të cilat nuk janë në mospërputhje me ligjin e Shtetit ku është marrë prova apo në kundërshtim me autorizimin e dhënë në zbatim të Neneve më lart, dhe do të ketë autoritet brenda këtyre limiteve për të administruar një betim apo për të marrë një pohim;b) një kërkesë ndaj personit për tu paraqitur apo për të dhënë prova, përveç kur marrësi është një shtetas i Shtetit ku veprimi ka mbetur pezull, do të hartohet në gjuhën e vendit ku është marrë prova apo shoqërohet nga një përkthim në këtë gjuhë;c) kërkesa do të njoftojë personin se ai mund të përfaqësohet ligjërisht dhe, në çdo Shtet që nuk ka regjistruar një deklaratë sipas Nenit 18, do të njoftojë gjithashtu se ai nuk është i detyruar të paraqitet apo të japë prova;d) prova mund të merret në mënyrën e parashikuar nga ligji i zbatueshëm në gjykatë, ku veprimi është lënë pezull, me kusht që kjo mënyrë të mos ndalohet nga ligji i Shtetit ku merret prova;e) një person që i kërkohet të japë prova mund të kërkojë privilegje dhe detyra për të refuzuar dhënien e provave që përfshihen në Nenin 11.
Neni 22
Fakti që një përpjekje për të marrë prova sipas procedurave të parashtruara në këtë Kapitull ka dështuar për shkak të refuzimit të një personi për të dhënë prova nuk do të pengojë një kërkesë të bërë më pas për të marrë prova në përputhje me Kapitullin I.
Kapitulli iii- dispozita të përgjithshme
Neni 23
Një Shtet Kontraktues, në kohën e nënshkrimit, ratifikimit apo aderimit, mund të deklarojë që ajo nuk do të ekzekutojë Letër Kërkesat e lëshuara me qëllim marrjen e dokumenteve të para-burgimit siç njihet në vendet e Common Laë.
Neni 24
Një Shtet Kontraktues mund të përcaktojë autoritete të tjera krahas Autoritetit Qendror dhe të përcaktojë masën e kompetencës. Sidoqoftë, Letër Kërkesat në të gjitha rastet mund t’i dërgohen Autoritetit Qendror.
Shtetet Federale mund të përcaktojnë më shumë se një Autoritet Qendror.
Neni 25
Një Shtet Kontraktues e cila ka më shumë se një sistem ligjor mund të përcaktojë autoritetet e një prej këtyre sistemeve, të cilat do të kenë kompetencë të posaçme  për të ekzekutuar Letër Kërkesat në zbatim të kësaj Konvente.
Neni 26
Një Shtet Kontraktues, nëse kërkohet të veprojë kështu për shkak të kufizimeve kushtetuese, mund të kërkojë riimbursim nga Shteti i origjinës për tarifat dhe shpenzimet në lidhje me zbatimin e Letër Kërkesave në shërbim të procesit të nevojshëm për të detyruar një person të paraqitet për të dhënë prova, shpenzimet e pjesëmarrjes së këtij personi dhe shpenzimet e çdo përkthimi të provës.
Aty ku Shteti ka bërë një kërkesë sipas paragrafit më lart, çdo Shtet tjetër Kontraktues mund të kërkojë nga ai Shtet riimbursimin e tarifave dhe shpenzimeve të njëjta.
Neni 27
Dispozitat e kësaj Konvente nuk do të pengojnë një Shtet Kontraktues nga
a) deklarimi se Letër Kërkesat mund t’i përcillen autoriteteve të tij gjyqësore nëpërmjet kanaleve të tjera nga ato të parashikuara në Nenin 2;b) lejimi, sipas ligjit apo praktikës së brendshme, të çdo akti të parashikuar në këtë Konventë për tu kryer në kushte më pak kufizuese;c) lejimi, sipas ligjit dhe praktikës së brendshme, të metodave të marrjes së provës tjetër nga ato të parashikuara në këtë Konventë.
Neni 28
Kjo Konventë nuk do të pengojë një marrëveshje ndërmjet çdo dy apo më shumë Shteteve Kontraktuese për tu shmangur nga
a) dispozitat e Nenit 2 në lidhje me metodat e përcjelljes së Letër Kërkesave;b) dispozitat e Nenit 4 në lidhje me gjuhët të cilat mund të përdoren;c) dispozitat e Nenit 8 në lidhje me prezencën e stafit gjyqësor në ekzekutimin e Letrave;d) dispozitat e Nenit 11 në lidhje me privilegjet dhe detyrimet e dëshmitarëve për të refuzuar dhënien e provave;e) dispozitat e nenit 13 në lidhje me metodat e kthimit të Letrave të ekzekutuara autoritetit kërkues;f) dispozitat e Nenit 14 në lidhje me tarifat dhe shpenzimet;g) dispozitat e Kapitullit II.
Neni 29
Ndërmjet Palëve në këtë Konventë, të cilët janë gjithashtu Palë në një apo të dyja Konventat për Procedurën Civile të nënshkruar në Hagë më 17 Korrik 1905 dhe 1 Mars 1954, kjo Konventë do të zëvendësojë Nenet 8-16 të Konventave së mëparshme.
Neni 30
Kjo Konventë nuk do të ndikojë në zbatimin e Nenit 23 të Konventës së 1905 apo të Nenit 24 të konventës  së 1954.
Neni 31
Marrëveshjet Shtesë ndërmjet Palëve në Konventat e 1905 dhe 1954 do të konsiderohen njëlloj të zbatueshme për këtë Konventë, përveç kur Palët bien dakord ndryshe.
Neni 32
Pa cenuar dispozitat e Neneve 29 dhe 31, kjo Konventë nuk do të shmanget nga Konventat që përfshijnë dispozitat mbi çështje që mbulohen nga kjo Konventë, në të cilën Shtetet Kontraktuese janë ose do të bëhen Palë.
Neni 33
Një Shtet, në kohën e nënshkrimit, ratifikimit apo aderimit, mund të përjashtojë pjesërisht apo tërësisht zbatimin e dispozitave të paragrafit 2 të Nenit 4 dhe të Kapitullit II. Asnjë rezervë tjetër nuk do lejohet.
çdo Shtet Kontraktues në çdo kohë mund të tërheqë rezervën e bërë prej tij; rezerva do të pushojë së qeni në fuqi në ditën e gjashtëdhjetë pas njoftimit të tërheqjes.
Kur një Shtet ka bërë një rezervë, çdo Shtet tjetër i prekur prej saj mund të  zbatojë të njëjtën rregull ndaj Shtetit që bën rezervën.
Neni 34
Një Shtet mund të tërheqë apo të modifikojë në çdo kohë një deklaratë.
Neni 35
Një Shtet Kontraktues, në çdo kohë të depozitimit të instrumentit të ratifikimit apo aderimit, ose në një datë të mëvonshme, do të informojë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Vendeve të Ulta mbi përcaktimin e autoriteteve në zbatim të Nenit 2, 8, 24 dhe 25.
Një Shtet Kontraktues në të njëjtën mënyrë do të informojë Ministrinë kur është e nevojshme për sa më poshtë:
a) përcaktimi i autoriteteve, që duhet të njoftohen, leja e të cilëve mund të kërkohet, dhe ndihma e të cilëve mund të kërkohet në marrjen e provave nga punonjësit diplomatikë dhe agjentët konsullorë në zbatim të Neneve, përkatësisht 15, 16, dhe 18.b) përcaktimi i autoriteteve, leja e të cilëve mund të kërkohet në marrjen e provave nga komisionerët në zbatim të Nenit 17 dhe të atyre të cilët mund të japin ndihmë parashikuar në Nenin 18;c) deklaratat në zbatim të Neneve 4,8,11,15,16,17,18, 23 dhe 27;d) çdo tërheqje apo modifikim i përcaktimeve më lart dhe deklaratave;e) tërheqja e çdo rezerve.
Neni 36
çdo vështirësi që mund të dalë ndërmjet Shteteve Kontraktuese në lidhje me funksionimin e kësaj Konvente do të vendoset nëpërmjet kanaleve diplomatike.
Neni 37
Kjo Konventë do të hapet për nënshkrim nga Shtetet e përfaqësuara në Sesionin e Njëmbëdhjetë të Konferencës së Hagës mbi të Drejtën Ndërkombëtare Private.
Ajo do të ratifikohet dhe instrumentet e ratifikimit do të depozitohen në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Vendeve të Ulta.
Neni 38
Kjo Konventë do të hyjë në fuqi në ditën e gjashtëdhjetë pas depozitimit të instrumentit të tretë të ratifikimit referuar në paragrafin e dyte të Nenit 37.
Konventa do të hyjë në fuqi për çdo Shtet nënshkrues, i cili e ratifikon më pas në ditën e gjashtëdhjetë pas depozitimit të instrumentit të tij të ratifikimit.
Neni 39
çdo Shtet i papërfaqësuar në Sesionin e Njëmbëdhjetë të Konferencës mbi të Drejtën Ndërkombëtare Private, i cili është Anëtar i kësaj Konference apo i Kombeve të Bashkuara apo të një agjencie të specializuar të kësaj Organizate apo një Pale në Statutin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mund të aderojë në këtë Konventë mbasi të ketë hyrë në fuqi në përputhje me paragrafin e parë të Nenit 38.
Instrumenti i aderimit do të depozitohet në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Vendeve të Ulta.
Konventa do të hyjë në fuqi për një Shtet që aderon në të në ditën e gjashtëdhjetë pas depozitimit të instrumentit të tij të aderimit.
Aderimi do të ketë efekt vetëm përsa i përket marrëdhënieve ndërmjet Shteteve aderuese dhe atyre Shteteve Kontraktuese pasi të kenë deklaruar pranimet e tyre të aderimit. Kjo deklaratë do të depozitohet në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Vendeve të Ulta; kjo Ministri do të përcjellë një kopje të çertifikuar, nëpërmjet kanaleve diplomatike, secilit prej Shteteve Kontraktuese.
Konventa do të hyjë në fuqi ndërmjet Shtetit aderues dhe Shtetit që ka deklaruar pranimin e aderimit të tij në ditën e gjashtëdhjetë pas depozitimit të deklaratës së pranimit.
Neni 40
çdo Shtet, në kohën e nënshkrimit, ratifikimit apo aderimit, mund të deklarojë se kjo Konventë do te shtrihet në të gjitha territoret për marrëdhëniet ndërkombëtare për të cilat ajo është përgjegjëse, apo në një ose më shumë prej tyre. Kjo deklaratë do të ketë efekt në datën e hyrjes në fuqi të Konventës për Shtetin e interesuar.
Në çdo kohë pas kësaj, kjo shtrirje do t’i njoftohet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Vendeve të Ulta.
Konventa do të hyjë në fuqi për territoret e përmendura në këtë shtrirje në ditën e gjashtëdhjetë pas njoftimit të treguar në paragrafin paraprirës.
Neni 41
Kjo Konventë do të mbetet në fuqi për pesë vjet nga data e hyrjes së tij në fuqi në përputhje me paragrafin e parë të Nenit 38, edhe për Shtetet të cilat e kanë ratifikuar atë apo aderuar në të më pas.
Nëse nuk ka asnjë denoncim, ajo do të rinovohet në mënyrë të heshtur çdo pesë vjet.
çdo denoncim do t’ i njoftohet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Vendeve të Ulta të paktën gjashtë muaj para mbarimit të periudhës pesë vjeçare.
Ajo mund të kufizohet në disa territore ku zbatohet Konventa.
Denoncimi do te ketë efekt vetëm porsa i përket Shtetit, i cili ka bërë njoftimin e saj. Konventa do të mbetet në fuqi për Shtetet e tjera Kontraktuese.
Neni 42
Ministria e Punëve të Jashtme e Vendeve të Ulta do të njoftojë Shtetet e referuara në Nenin 37 dhe Shtetet të cilat kanë aderuar në përputhje me Nenin 39 për sa më poshtë
a) nënshkrimin dhe ratifikimin referuar në Nenin 37;b) datën në të cilën kjo Konventë hyn në fuqi në përputhje me paragrafin e parë të Nenit 38;c) aderimet referuar në Nenin 39 dhe datat në të cilat ato hyjnë në fuqi;d) shtrirjet referuar në Nenin 40 dhe datat në të cilat ato hyjnë në fuqi;e) përcaktimet, rezervat dhe deklaratat referuar në Nenet 33 dhe 35;f) denoncimet referuar në paragrafin e tretë të Nenit 41.
Në dëshmi të kësaj, të poshtëshënuarit, të autorizuar sipas rregullit kanë nënshkruar këtë Konventë.
Bërë në Hagë, në ditën e 18 Marsit 1970, në anglisht dhe frëngjisht, ku të dyja tekstet janë njëlloj autentike, në një kopje të vetme, e cila do të depozitohet në arkivat e Qeverisë së Vendeve të Ulta, dhe një kopje e certifikuar e saj do t’ i dërgohet nëpërmjet kanaleve diplomatike secilit prej Shteteve të përfaqësuar në Sesionin e Njëmbëdhjetë të Konferencës së Hagës mbi të Drejtën Ndërkombëtare Private.

11/12/2009

Votoni per projektligjin

PO:       JO: 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›