V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË NDRYSHIMIT TE MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM (IDA), PËR PROJEKTIN “KONTROLLI I GRIPIT TË SHPENDËVE DHE PËRGATITJA PËR PARANDALIMIN E PANDE
V E N D I M
PëR
MIRATIMIN, Në PARIM, Të NDRYSHIMIT TE MARRëVESHJES Së FINANCIMIT, NDëRMJET REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë DHE SHOQATëS NDëRKOMBëTARE PëR ZHVILLIM (IDA), PëR PROJEKTIN “KONTROLLI I GRIPIT Të SHPENDëVE DHE PëRGATITJA PëR PARANDALIMIN E PANDEMISë HUMANE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 dhe 7, të ligjit nr. 8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, të ministrit të Shëndetësisë dhe ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të ndryshimit të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), për projektin “Kontrolli i gripit të shpendëve dhe përgatitja për parandalimin e pandemisë humane”, në shumën 3 500 000 (tre milionë e pesëqind mijë) SDR, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
SALI BERISHA
16/12/2009