E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË TREGTISË SË LIRË, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHTETEVE EFTA, DHE TË MARRËVESHJEVE PËR BUJQËSINË, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KONFEDERATËS SË ZVICRËS E PRICIPATËS SË LIHTEINSH

V E N D I M

PëR 

MIRATIMIN, Në PARIM, Të MARRëVESHJES Së TREGTISë Së LIRë, NDëRMJET REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë DHE SHTETEVE EFTA, DHE Të MARRëVESHJEVE PëR BUJQëSINë, NDëRMJET REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë DHE KONFEDERATëS Së ZVICRëS E PRICIPATëS Së LIHTEINSHTEINIT, REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë E MBRETëRISë Së NORVEGJISë DHE REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë E REPUBLIKëS Së ISLANDëS, SI PJESë PëRBëRëSE Të SAJ
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, të ministrit të Financave dhe ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së tregtisë së lirë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shteteve EFTA, dhe të marrëveshjeve për bujqësinë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës së Zvicrës e Principatës së Lihteinshteinit, Republikës së Shqipërisë e Mbretërisë së Norvegjisë dhe Republikës së Shqipërisë  e  Republikës së  Islandës, si pjesë përbërëse të saj, sipas tekstit të marrëveshjes dhe anekseve e protokolleve të saj, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA16/12/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›