E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROTOKOLLIN SHTESË TË KONVENTËS PËR LEHTËSITË DOGANORE PËR TURIZMIN, NË LIDHJE ME IMPORTIMIN E DOKUMENTEVE E TË MATERIALEVE PUBLICITARE TURISTIKE”

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROTOKOLLIN SHTESË TË KONVENTËS PËR LEHTËSITË DOGANORE PËR TURIZMIN, NË LIDHJE ME IMPORTIMIN E DOKUMENTEVE E TË MATERIALEVE PUBLICITARE TURISTIKE”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Propozimin e projektligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin shtesë të konventës për lehtësitë doganore për turizmin, në lidhje me importimin e dokumenteve e të materialeve publicitare turistike”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

14/01/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›