P R O J E K T L I GJ PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8328, DATË 16.4.1998, “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”, TË NDRYSHUAR
P R O J E K T L I GJ
PËR
DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8328, DATË 16.4.1998, “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Në ligjin nr.8328, datë 16.4.1998, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Në fund të nenit 19 shtohen dy paragrafë, me këtë përmbajtje:
“Nëpunësit e administratës civile, të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, të cilët nuk bëjnë pjesë në strukturat e Policisë së Burgjeve, gëzojnë statusin e nëpunësit civil, sipas legjislacionit në fuqi, dhe janë pjesë e shërbimit civil.
Marrëdhëniet juridike të punës për punonjësit mbështetës të administratës civile, në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, dhe për punonjësit e admistratës civile, në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, rregullohen sipas dispozitave të Kodit të Punës.”.
Neni 2
Neni 22 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 22
Policia e Burgjeve
1. Policia e Burgjeve ka për mision ruatjen e rendit dhe të sigurisë në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, gjatë transferimeve e shoqërimeve të të dënuarve ose të të paraburgosurve, në gjykata e institucione të tjera, në përputhje me ligjin, duke respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut.
2. Mënyra e organizimit dhe e funksionimit të Policisë së Burgjeve rregullohen me ligj të veçantë.”.
Neni 3
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
KRYETARI
JOZEFINA TOPALLI
27/01/2009 Votoni per projektligjin PO: JO: