E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT NDËRKOMBËTAR PËR ZHVILLIMIN BUJQËSOR (IFAD), PËR FINANCIMIN E PROGRAMIT “MALET DREJT TREGUT””

V E N D I M 

PËR 

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT NDËRKOMBËTAR PËR ZHVILLIMIN BUJQËSOR (IFAD), PËR FINANCIMIN E PROGRAMIT “MALET DREJT TREGUT””

 

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Ndërkombëtar për Zhvillimin Bujqësor (IFAD), për financimin e programit “Malet drejt tregut””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA
27/01/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›