P R O J E K T L I GJ PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9630, DATË 30.10.2006, “PËR FAKTORINGUN”
P R O J E K T L I GJ
PËR
DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9630, DATË 30.10.2006, “PËR FAKTORINGUN”
Në mbështetje të neneve 78, pika 1, 81 pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Në ligjin nr.9630, datë 30.10.2006, "Për faktoringun", të bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Neni 28 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 28
Mbikëqyrja bankare
Veprimtaria faktoring, sipas përcaktimit të nenit 2, të këtij ligji, e kryer nga subjektet e parashikuara në nenin 10, përveç sa parashikohet në këtë ligj, mbikëqyret dhe rregullohet nga Banka e Shqipërisë, në përputhje me dispozitata e ligjit “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”, dhe aktet nënligjore, të nxjerra prej saj, për këtë qëllim.”.
Neni 2
Neni 29 shfuqizohet.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
KRYETARI
JOZEFINA TOPALLI
22/10/2008 Votoni per projektligjin PO: JO: