E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMANDËS SUPREME TË FORCAVE TË ALEANCËS NË EVROPË (SHAPE) E SHTABIT TË KOMANDËS SË LARTË ALEA

V E N D I M

PËR 

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMANDËS SUPREME TË FORCAVE TË ALEANCËS NË EVROPË (SHAPE) E SHTABIT TË KOMANDËS SË LARTË ALEATE PËR TRANSFORMIMIN (HQ SACT), PËR MASAT MBËSHTETËSE TË SHTETIT PRITËS, PËR KRYERJEN E OPERACIONEVE TË NATO-S”

 

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komandës Supreme të Forcave të Aleancës në Evropë (SHAPE) e Shtabit të Komandës së Lartë Aleate për Transformimin (HQ SACT), për masat mbështetëse të shtetit pritës, për kryerjen e operacioneve të NATO-s”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


22/10/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›