E Shtunë, 31 Tetor 2026

P R O J E K T L I GJ PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.10119, DATË 23.4.2009, “PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT”

P R O J E K T L I GJ

PëR

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME Në LIGJIN NR.10119, DATë 23.4.2009, “PëR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT”

Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Në ligjin nr.10119, datë 23.4.2009, “Për planifikimin e territorit”, të bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Pas shkronjës “ç”, të nenit 8, shtohet shkronja “d”, me këtë përmbajtje:

“d. Miraton kërkesat për zhvillim dhe lejet e ndërtimit në:
i) zona kombëtare;
ii) toka shtetërore;
iii) oborre të institucioneve publike arsimore të të gjitha niveleve, të zonave universitare, spitaleve dhe kopshteve e çerdheve. ”.

Neni 2

Pas nenit 8, shtohet neni 8/1, me këtë përmbajtje:
“Neni 8/1
1. Këshilli Kombëtar i Territorit është autoriteti përgjegjës, që ka kompetencë ekskluzive shqyrtimin përfundimtar të planeve zhvillimore (rregulluese/të planifikimit) të bashkive të kategorisë së parë, në territorin e vendit dhe miratimin e tyre.

2. Këshilli Kombëtar i Territorit ushtron, përjashtimisht, këtë përgjegjësi dhe në territore administrative të tjera, ku parashikohet zhvillimi i porteve të hapura ndërkombëtare, i centraleve energjetike, digave dhe dambave të larta si dhe ndërtimeve të tjera me interesa strategjike për vendin.

3. Në kuptim të këtij neni, bashki të kategorisë së parë janë Tirana, Shkodra, Durrësi, Elbasani, Fieri, Vlora, Saranda, Gjirokastra, Berati, Pogradeci, Korça, Lezha, Lushnja, Kukësi, Peshkopia, Laçi dhe Kavaja.".

Neni 3

Në fund të pikës 8, të nenit 74, shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:
“Në rastet kur zhvillimi është projektuar në zona kombëtare, në toka shtetërore, dhe në oborre të institucioneve publike arsimore, të të gjitha niveleve, zonave universitare, spitaleve, kopshteve dhe çerdheve kërkesa për zhvillim i përcillet për miratim KKT-së. ”.

Neni 4

Në fund të pikës 1, të nenit 75, shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:
“Në të njëjtën mënyrë, kryetari i njësisë së qeverisjes vendore ose zyrtari i autorizuar prej tij shpall vendimin e marrë nga KKT-ja për rastet e përcaktuara në paragrafin e fundit të pikës 8, të nenit 74. ”.

Neni 5

Në fund të pikës 2, të nenit 77, shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:
“Lejet e ndërtimit në zona kombëtare, në toka shtetërore, e në oborre të institucioneve publike arsimore të të gjitha niveleve, të zonave universitare, spitaleve, të kopshteve e të çerdheve miratohen nga KKT-ja. ”.

Neni 6
Dispozitë kalimtare

Brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, bashkitë e kategorisë së parë depozitojnë për shqyrtim planet zhvillimore rregulluese, kur planet nuk i janë nënshtruar shqyrtimit dhe miratimit nga KRRTRSH-ja, sipas ligjjit nr.8405, datë 16.9.1998, “Për urbanistikën”, të ndryshuar.

Neni 7

çdo dispozitë e ligjit nr.10 119, datë 23.4.2009, “Për planifikimin e territorit”, që bie në kundërshtim me pikat 1, 2 e 3, të nenit 8/1, shfuqizohet.

Neni 8
Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.


KRYETARI

JOZEFINA TOPALLI


24/02/2010 Votoni per projektligjin PO: JO:

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›