E Shtunë, 31 Tetor 2026

P R O J E K T L I GJ PËR SHTYRJEN E AFATIT TË QËNDRIMIT TË KOMPANISË SË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MISIONIN “MINURCAT”, TË ORGANIZATËS SË KOMBEVE TË BASHKUARA, NË REPUBLIKËN E ÇADIT DHE NË REPUBLIKËN E AFRIKËS QENDRORE

P R O J E K T L I GJ

PëR

SHTYRJEN E AFATIT Të QëNDRIMIT Të KOMPANISë Së FORCAVE Të ARMATOSURA Të REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë Në MISIONIN “MINURCAT”, Të ORGANIZATëS Së KOMBEVE Të BASHKUARA, Në REPUBLIKëN E çADIT DHE Në REPUBLIKëN E AFRIKëS QENDRORE

Në mbështetje të pikës 3, të nenit 12, si dhe të neneve 78, 81 e 83 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Neni 1

Shtyrjen e afatit të qëndrimit të kompanisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në misionin “MINURCAT”, të Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, në Republikën e çadit dhe në Republikën e Afrikës Qendrore, deri më 30 qershor 2010.

Neni 2

Misioni i autorizuar i kompanisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë do të jetë i njëjtë me misionin që kompania ka aktualisht, sigurimi dhe ruajtja e Shtabit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në N’Djamena, kryeqytet i Republikës së çadit.

Neni 3

Ushtarakët që do të marrin pjesë, në vazhdim, në misionin "MINURCAT", të OKB-së, për ditët e qëndrimit në këtë mision, do të marrin, veç pagës mujore, edhe një shpërblim ditor, për vështirësi shërbimi, në masë të barabartë me shpërblimin ditor të ushtarakëve që marrin pjesë aktualisht në këtë mision.

Neni 4

Shpenzimet, për pjesëmarrjen e kompanisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në këtë mision, janë ato të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave për misionin aktual, në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare, të lidhura për këtë qëllim.

Neni 5

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI


24/02/2010 Votoni per projektligjin PO: JO:

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›