Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin vijon shqyrtimin e projektligjit "Për gjuetinë.
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin në mbledhjen e datës 18.2.2010, në orën 11:00, vazhdoi shqyrtimin nen për nen të projektligjit "Për gjuetinë.
Ishin të pranishëm në mbledhje përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave: Bajram Ejdiaj, Saimir Hoxha, Haki Zotaj.
U vijua me shqyrtimin e nenit 5, në pikën e parë të të cilit, u bë një korrigjim i termit epizootik. Pika 2 e këtij neni u riformulua, kurse pika 3 e tij u propozua të hiqet.
Në nenin 6, pikat 1 dhe 2 u riformuluan.
U propozuan ndryshime edhe për nenin 7.
Neni 8 dhe pika 3, e nenit 9, u propozuan të hiqen. Përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave u shprehën dakord me këto ndryshime. Shqyrtimi nen per nen i projektligjit, do të vazhdojë në mbledhjen e ditës së hënë, më datë 22.2.2010, në orën 11:00.