E Diel, 1 Nëntor 2026

P R O J E K T L I GJ PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9632, DATË 30.10.2006, “PËR SISTEMIN E TAKSAVE VENDORE”, TË NDRYSHUAR”

P R O J E K T L I GJ 

PËR 

DISA SHTESA E NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9632,  DATË 30.10.2006, “PËR SISTEMIN E TAKSAVE VENDORE”, TË NDRYSHUAR”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

 

V E N D O S I :

 

Në ligjit nr.9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa e ndryshime:

Neni 1

Pas pikës 2, të nenit 27, shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:

“2/1. Për ndërtesat, të cilat janë në proces legalizimi, taksa e ndikimit në infrastrukturë e ndërtimeve të reja është 0,5 për qind e vlerës së investimit.”.

Neni 2

Shkronja “b”, e pikës 1, të nenit 32, shfuqizohet.

Neni 3

 

Pas nenit 32 shtohet neni 32/1, me këtë përmbajtje:

“Neni 32/1

Taksa e tabelës

 

Kategoritë e bazës së taksës së tabelës dhe niveli i tyre jepen në ankesin nr.7, që i bashkëlidhet këtij ligji.”.

Neni 4

 

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

 JOZEFINA TOPALLI


08/07/2009 Votoni per projektligjin PO:       JO: 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›