n 0pt; LINE-HEIGHT: normal" align="center">V E N D I M

V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9632, DATË 30.10.2006, “PËR SISTEMIN E TAKSAVE VENDORE”, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Propozimin e projektligjit “Për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr.9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T L I GJ
PËR
DISA SHTESA E NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9632, DATË 30.10.2006, “PËR SISTEMIN E TAKSAVE VENDORE”, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Në ligjit nr.9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa e ndryshime:
Neni 1Pas pikës 2, të nenit 27, shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:
“2/1. Për ndërtesat, të cilat janë në proces legalizimi, taksa e ndikimit në infrastrukturë e ndërtimeve të reja është 0,5 për qind e vlerës së investimit.”.
Neni 2
Shkronja “b”, e pikës 1, të nenit 32, shfuqizohet.
Neni 3
Pas nenit 32 shtohet neni 32/1, me këtë përmbajtje:
“Neni 32/1
Taksa e tabelës
Kategoritë e bazës së taksës së tabelës dhe niveli i tyre jepen në ankesin nr.7, që i bashkëlidhet këtij ligji.”.
Neni 4
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI
***
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8976, DATË 12.12.2002, “PËR AKCIZAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Propozimin e projektligjit “Për një ndryshim në ligjin nr.8976, datë 12.12.2002, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T L I GJ
PËR
NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8976, DATË 12.12.2002, “PËR AKCIZAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Neni 1
Shtojca nr.1, që i bashkëlidhet ligjit nr.8976, datë 12.12.2002, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, zëvendësohet me shtojcën me të njëjtin numër, që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI
***
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA NDRYSHIME E SHTESA NË LIGJIN NR.10 023, DATË 11.12.2008, “PËR LOJËRAT E FATIT”, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për disa ndryshime e shtesa në ligjin nr.10 023, datë 11.12.2008, “Për lojërat e fatit”, të ndryshuar”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I SALI BERISHAP R O J E K T L I GJ
PËR
DISA NDRYSHIME E SHTESA NË LIGJIN NR.10 023, DATË 11.12.2008, “PËR LOJËRAT E FATIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Në ligjin nr.10 023, datë 11.12.2008, “Për lojërat e fatit”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet e shtesat e mëposhtme,:
Neni 1
Shkronjat “a”, “b”, “c” e “ç”, të pikës 5.3, të nenit 44, ndryshohen, si më poshtë vijon:
“a) për rrethet e kategorisë së parë, 400 000 (katërqind mijë) lekë, për çdo sallë, dhe 100 000 (njëqind mijë) lekë, për çdo makinë elektronike, të tipit slot e videolotari;
b) për rrethet e kategorisë së dytë, 200 000 (dyqind mijë) lekë, për çdo sallë, dhe 60 000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë, për çdo makinë elektronike, të tipit slot e videolotari;
c) për rrethet e kategorisë së tretë, 100 000 (njëqind mijë) lekë, për çdo sallë, dhe 40 000 (dyzet mijë) lekë, për çdo makinë elektronike, të tipit slot e videolotari;
ç) për çdo makinë elektronike me më shumë se një pozicion (ruletë), organizatori paguan një kuotë fikse mujore prej 1 000 000 (një milion) lekësh dhe 300 000 (treqind mijë) lekësh në muaj për çdo pozicion loje, pavarësisht nga rrethi, ku ushtron veprimtarinë.”.
Neni 2
Shkronjat “a”, “b” e “c”, të pikës 2, të nenit 45, ndryshohen, si më poshtë vijon:
“a) për tryezat me më shumë se një pozicion (ruletë), një taksë mujore, në masën 300 000 (treqind mijë) lekë në muaj për çdo pozicion;
b) për çdo tryezë të lojërave (me letra ose/dhe me zare), një taksë mujore, në masën 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë;
c) për lojërat elektronike dhe makinat slot, me fitim në çast, dhe për videolotarinë, të vendosura në mjediset e kazinosë, një taksë mujore, në masën 120 000 (njëqind e njëzet mijë) lekë, për çdo kompjuter elektronik.”.
Neni 3
Në fund të pikës 2, të nenit 61, “Dispozita kalimtare”, shtohen paragrafët, me këtë përmbajtje:
“Organi tatimor kryen rimbursimin e shumave të dëmshpërblimit, për subjektet, të cilave u është revokuar, me ligj, licenca për kategoritë e lojërave “Lotari çasti” dhe “Lotari me shorte”.”
Kriteret, mënyra, masa dhe forma e dëmshpërblimit përcaktohen me udhëzim të ministrit të Financave.”.
Neni 4
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
KRYETARI
JOZEFINA TOPALLI
***
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES PËR THJESHTIMIN E PROCEDURAVE TË VIZAVE PËR AFARISTËT, SHTETAS TË VENDEVE ANËTARE TË ORGANIZATËS PËR BASHKËPUNIM EKONOMIK TË DETIT TË ZI”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes për thjeshtimin e procedurave të vizave për afaristët, shtetas të vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES PËR THJESHTIMIN E PROCEDURAVE TË VIZAVE PËR AFARISTËT, SHTETAS TË VENDEVE ANËTARE TË ORGANIZATËS PËR BASHKËPUNIM EKONOMIK TË DETIT TË ZI
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjes për thjeshtimin e procedurave të vizave për afaristët, shtetas të vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij projektligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI
***
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES PËR THJESHTIMIN E PROCEDURAVE TË VIZAVE PËR SHOFERËT PROFESIONISTË TË KAMIONËVE, SHTETAS TË VENDEVE ANËTARE TË ORGANIZATËS PËR BASHKËPUNIM EKONOMIK TË DETIT TË ZI”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes për thjeshtimin e procedurave të vizave për shoferët profesionistë të kamionëve, shtetas të vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES PËR THJESHTIMIN E PROCEDURAVE TË VIZAVE PËR SHOFERËT PROFESIONISTË TË KAMIONËVE, SHTETAS TË VENDEVE ANËTARE TË ORGANIZATËS PËR BASHKËPUNIM EKONOMIK TË DETIT TË ZI
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjes për thjeshtimin e procedurave të vizave për shoferët profesionistë të kamionëve, shtetas të vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij projektligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI
***
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9482, DATË 3.4.2006, “PËR LEGALIZIMIN, URBANIZIMIN DHE INTEGRIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE”, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Propozimin e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T L I GJ
PËR
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9482, DATË 3.4.2006, “PËR LEGALIZIMIN, URBANIZIMIN DHE INTEGRIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Në ligjin nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:
Neni 1
Pas nenit 17 shtohet neni 17/1, me këtë përmbajtje:
“Neni 17/1
Mënyra e pagesës për legalizimin e ndërtimeve pa leje
1. Pagesa për legalizimin e ndërtimeve pa leje bëhet:
a) Në lekë, në vlerë të plotë monetare të pasurisë, në proces legalizimi;
b) Me bono privatizimi, në përputhje me dispozitat e neneve 19, 20 e 21, të këtij ligji.
2. Bonot e privatizimit, për legalizimin e ndërtimeve pa leje mund të përdoren nga disponuesit, që janë në proces legalizimi.
3. Bonot e privatizimit të përfituara nga ish-të përndjekurit politikë dhe nga subjektet e tjera, gjatë procesit të privatizimit të pronës shtetërore, kanë të njëjtin trajtim me bonot e tjera të privatizimit.
4. Taksat, tatimet dhe detyrimet e tjera financiare, që lidhen me kalimin e së drejtës së pronësisë, bëhen vetëm në lekë.”.
Neni 2
Në fund të shkronjës “dh”, të nenit 19, shtohen fjalët “... dhe, deri në 50 për qind të vlerës, pagesa mund të kryhet me bono privatizimi.”.
Neni 3
Në fund të shkronjës “ç, të nenit 20, shtohen fjalët “... dhe, deri në 50 për qind të vlerës, pagesa mund të kryhet me bono privatizimi.”.
Neni 4
Në fund të shkronjës “ç”, të nenit 21, shtohen fjalët “... dhe, deri në 50 për qind të vlerës, pagesa mund të kryhet me bono privatizimi.”.
Neni 5
Në paragrafin e parë, të nenit 22, pas fjalëve “... zbatohen të njëjtat tarifa...” shtohen “... dhe mënyra pagese...”.
Neni 6
1. Pas shkronjës “ë”, të nenit 27, shtohet shkronja “f”, me këtë përmbajtje:
“f) Kërkesë e subjektit për mënyrën e pagesës për legalizimin e ndërtimit pa leje, në përputhje, përkatësisht, me nenet 19, 20 ose 21, të këtij ligji.”.
Neni 7
Pika 1, e nenit 32, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Të ardhurat e arkëtuara nga procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje transferohen në buxhetin e shtetit, për Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, si fond kompensimi financiar, sipas parashikimeve të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar”.
Neni 8
Dispozita kalimtare
1. Personat, të cilët i kanë kryer pagesat për legalizimin e ndërtimeve, përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, përfitojnë lehtësitë e parashikuara në këtë ligj.
2. Për të përfituar nga e drejta e pagesës me bono privatizimi për pjesën e mbetur të detyrimit apo për rikthimin e shumave të paguara në lekë, në këmbim të dorëzimit të bonove të privatizimit, personat duhet të paraqesin kërkesë, me shkrim, pranë ALUIZNI-it, brenda 3 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Neni 9
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E MARRËVESHJES SË GRANTIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT GLOBAL, PËR PROGRAMIN “FUQIZIMI I PËRGJIGJES KOMBËTARE TË SHQIPËRISË NDAJ HIV/AIDS, PËR GRUPET E PAMBROJTURA”, (FAZA E DYTË)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 17 e 23, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit t¸ Pun¸ve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Global, për programin “Fuqizimi i përgjigjes kombëtare të Shqipërisë ndaj HIV/AIDS, për grupet e pambrojtura”, (Faza e dytë), sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E MARRËVESHJES SË GRANTIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT GLOBAL, PËR PROGRAMIN “PËRSHKALLËZIMI I PËRGJIGJES KOMBËTARE NDAJ TUBERKULOZIT”, (FAZA E DYTË)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 17 e 23, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit t¸ Pun¸ve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Global, për programin “Përshkallëzimi i përgjigjes kombëtare ndaj tuberkulozit”, (Faza e dytë), sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
KALIMIN NË PRONËSI, NGA “ALBPETROL”, SHA-JA, BASHKISË PATOS, TË NDËRTESËS SË ISH-INSTITUTIT TEKNOLOGJIK TË NAFTËS DHE GAZIT (ITNG) DHE PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.813, DATË 29.11.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË BASHKINË PATOS, TË QARKUT TË FIERIT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13 e 15, shkronja “c”, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, dhe të neneve 3 e 5, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kalimin në pronësi, nga “Albpetrol”, sha-ja, bashkisë Patos, të ndërtesës së ish-Institutit Teknologjik të Naftës dhe Gazit (ITNG), me vendndodhje në qytetin e Patosit, sipas genplanit dhe fletinventarit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.