P R O J E K T L I GJ PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 9920, DATË, 19.5. 2008, ″PËR PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË″, TË NDRYSHUAR
P R O J E K T L I GJ
PëR
DISA SHTESA Në LIGJIN NR. 9920, DATë, 19.5. 2008, ″PëR PROCEDURAT TATIMORE Në REPUBLIKëN E SHQIPëRISë″, Të NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Në ligjin nr.9920, datë 19. 5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë″, të ndryshuar, të bëhen këto shtesa:
Neni 1
Pas shkronjës “e”, të paragrafit të tretë, të nenit 16, “Struktura e administratёs tatimore qendrore”, shtohet shkronja“f”, me këtë përmbajtje
“f) Avokati i Tatimpaguesve.”.
Neni 2
Pas nenit 38 shtohet neni 38/1, me këtë përmbajtje.
“Neni 38/1
Këshilli Tatimor si organ këshillimor
1. Pranë ministrit të Financave krijohet Këshilli Tatimor, si organ këshillimor.
2. Këshilli Tatimor është forum teknik këshillimi dhe bashkëpunimi për dhe ndërmjet Ministrisë së Financave, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe tatimpaguesve.
3.Këshilli Tatimor ka për qëllim, diskutimin e problematikave dhe propozimin e masave, që do të bënin të mundur zbatimin e legjislacionit tatimor me një kosto më të ulët administrative për administratën tatimore dhe me një kosto më të ulët financiare për tatimpaguesit.
4. Këshilli Tatimor ka këto funksione:
a) Shqyrtimin e procedurave të deklarimit e të pagimit të tatimeve me synim përmirësimin dhe lehtësimin e tyre;
b) Shqyrtimin e vështirësive, që hasin tatimpaguesit në plotësimin e të drejtave që parashikohen nga legjislacioni tatimor;
c) Propozimin e masave për të garantuar respektimin e të drejtave të tatimpaguesve;
ç) Propozimin e ndryshimeve të procedurave për të mundësuar plotësimin vullnetar të detyrimeve tatimore me një kosto më të ulët administrative për administratën tatimore dhe me një kosto më të ulët financiare për tatimpaguesit;
d) Hartimin e materialeve të shkruara të propozimeve për masat që mund të merren për përmirësimin e procedurave të deklarimit e të pagimit vullnetar të tatimeve;
dh) Hartimin e materialeve të shkruara të propozimeve për plane konkrete bashkëpunimi, ndërmjet shoqatave profesionale tatimore, shoqatave të bzsnesit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, lidhur me informimin dhe edukimin e tatimpaguesve;
e) Organizimin e seminareve e të trajnimeve të përbashkëta për punonjësit e administratës tatimore dhe të organizatave profesionale tatimore të tatimpaguesve.
4.1.Këshilli Tatimor mund të propozojë ndryshime në dispozitat ligjore e nënligjore tatimore, që lidhen me objektin e vet të veprimtarisë.
5. Burimet e financimit të Këshillit Tatimor janë:
a) buxheti i shtetit, kur ligji i buxhetit, për vitin përkatës, ka parashikuar fonde për këtë qëllim;
b) kontributi i anëtarëve që përfaqësojnë tatimpaguesit;
c) burime të tjera të ligjshme financiare, të dhëna në forme donacioni nga institucione apo nga organizata, kombëtare apo ndërkombëtare, për financimin e veprimtarive, që lidhen me objektin e vet.
6. Objekti i veprimtarisë së Këshillit Tatimor, përbërja dhe mënyra e funksionimit, si dhe burimet e financimit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”.
Neni 3
Pas nenit 105/1 shtohet neni 105/2, me këtë përmbajtje.
“Neni 105/2
Struktura dhe funksionet e Avokatit tё Tatimpaguesve
1. Drejtoria e Avokatit tё Tatimpaguesve ka si funksion parësor sigurimin e njё informacioni efiçent dhe prezantimin nё hallkat administrative pёrkatёse të problemeve e të shqetёsimeve të tatimpaguesve, nё pёrmbushjen e detyrimeve tatimore, dhe të procedurave pёrkatёse administrative, si dhe garantimin e plotёsimit tё tё drejtave tё tatimpaguesve nga administrata tatimore.
2. Avokati i Tatimpaguesve autorizohet tё investigojё tё gjitha kёrkesat e tatimpaguesve, qё pёrmbajnё probleme tё administrimit tё tatimeve, si vonesa administrative tё paarsyeshme, gabime tё zyrtarёve tatimorё, qё nuk janё zgjidhur nё mёnyrёn e duhur pas paraqitjes nga tatimpaguesi, mosrespektimi i procedurave tatimore apo shkelje të procedurave tatimore nga zyrtarёt tatimorë.
3. Avokati i Tatimpaguesve ka këto funksione:
a) Evidentimin, klasifikimin dhe trajtimin e drejtё të çdo ankese, tё marrё nga tatimpaguesit;
b) Bashkёpunimi me Drejtorinё e Shёrbimit tё Tatimpaguesve, pёr tё promovuar rolin e Avokatit tё Tatimpaguesit nё mbrojtjen e tё drejtave tё tatimpaguesit;
c) Bashkёpunimin me Drejtorinё e Kontrollit tё Brendshёm, me drejtorinё e personelit dhe me drejtoritё tё tjera tё DPT-sё, pёr tё garantuar qё tatimpaguesit të trajtohen apo do tё trajtohen nё pёrputhje me dispozitat ligjore, dhe se tё drejtat e tyre mbrohen dhe respektohen nё mёnyrёn e duhur nga punonjёsit e administratёs tatimore, nё pёrputhje me Kodin e Etikёs;
ç) Ndjekjen dhe trajtimin me korrektёsi të çdo rasti individual, dhe mbylljen e arkivimin e tyre vetёm pasi ankesat tё jenё trajtuar e zgjidhur nё pёrputhje me legjislacionin tatimor, dispozitat e Kodit tё Etikёs dhe udhёzimet e nxjerra nё zbatim tё dispozitave tё kёtij kreu;
d) Bashkёpunimin me Drejtorinё e Shёrbimit tё Tatimpaguesve, Drejtorinё e Trajnimit dhe drejtorinё e personelit me qëllim që nga përfundimet e nxjerra nga rastet e veçanta nё tё gjitha drejtoritё rajonale tatimore, tё garantohet mospёrsёritja e gabimeve;
dh)Bërjen e propozimeve zëvendesdrejtorëve të Pёrgjithshёm dhe koordinatorёve rajonalё tё DPT-sё, për masa administrative ndaj punonjёsve tё administratёs tatimore, tё cilёt kanё shkelur dispozitat e Kodit tё Sjelljes;
e) Referimin e rasteve tё veçanta Drejtorisё sё Investigimit tё Brendshёm ose Drejtorisё sё Investigimit Kriminal, nёse informacioni apo dokumentacioni i nxjerrё tregojnё se rasti nё fjalё kёrkon nisjen e procesit tё investigimit administrativ ose kriminal;
ë) Bërjen e propozimeve drejtorit të Pёrgjithshёm të Tatimeve pёr pёrmirёsime nё proceset e punёs dhe nё procedurat tatimore, si dhe lidhur me dispozitat e Kodit tё Etikёs, me synim pёrmirёsimin e shёrbimeve ndaj tatimpaguesve, reduktimin e barrёs administrative dhe lehtёsimin e procedurave pёr tatimpaguesit nё pёrmbushjen e detyrimeve tatimore.
4.Avokati i Tatimpaguesve nuk ёshtё i autorizuar tё investigojё apo tё ndёrhyjё nё rastet, pёr tё cilat tatimpaguesi ёshtё investiguar nga Drejtoria e Investigimit Tatimor apo nga Drejtoria e Investigimit tё Brendshёm. Avokati i Tatimpaguesve nuk autorizohet tё investigojё apo tё ndёrhyjё nё procesin e pёrcaktimit tё detyrimit tatimor apo pёr raste, tё cilat janё nё proces apelimi. Megjithatё, Avokati i Tatimpaguesve ёshtё i autorizuar tё investigojё dhe tё ndёrhyjё, nёse procesi i vlerёsimit tё detyrimeve tatimore apo procesi i apelimit nuk kryhen nё pёrputhje me procedurat e vendosura nё ligj apo në dispozitat pёrkatёse nёnligjore. Ky autorizim kufizohet me tё drejtёn e sigurimit tё respektimit tё procedurave dhe jo nё vendimet lidhur me shumat e vlerёsuara të detyrimeve tatimore apo nё vendimin e marrё pёr apelimin.
5. Avokati i Tatimpaguesve emёrohet nga ministri i Financave, me propozimuin e drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve.
6. Autoriteti, funksionet e bashkёpunimi i Avokatit të Tatimpaguesve brenda Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe me palёt e treta përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
7. Procedurat e hollësishme për funksionet, pёrgjegjёsitë dhe procedurat qё do tё zbatohen nga Avokati i Tatimpaguesve, si dhe të procedurat qё do tё ndiqen nga tatimpaguesit pёr tё pёrfituar nga shёrbimet e ofruara nga Drejtoria e Avokatit tё Tatimpaguesve përcaktohen me udhëzim të ministrit të Financave.
8.Manuali i Avokatit tё Tatimpaguesve, i cili duhet tё pёrmbajё procedura tё hollësishme dhe proceset e punёs pёr mbledhjen e informacionit, evidentimin dhe pёrpunimin e ankesave tё tatimpaguesve, zgjedhjen dhe trajtimin e ankesave e të shqetёsimeve tё tatimpaguesve, pёrgjithësimin e rasteve, mbylljen e rasteve, si dhe treguesit e matjes sё performancёs sё punёs dhe procedurat e raportimit, miratohet nga drejtori i Pёrgjithshёm i Tatimeve.”.
Neni 4
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T AR I
JOZEFINA TOPALLI
10/03/2010 Votoni per projektligjin PO: JO: