E Diel, 1 Nëntor 2026

P R O J E K T L I GJ PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7926, DATË 20.4.1995, “PËR TRANSFORMIMIN E NDËRMARRJEVE SHTETËRORE NË SHOQËRI TREGTARE”, TË NDRYSHUAR

P R O J E K T L I GJ

PëR

NJë NDRYSHIM Në LIGJIN NR.7926, DATë 20.4.1995, “PëR TRANSFORMIMIN E NDëRMARRJEVE SHTETëRORE Në SHOQëRI TREGTARE”, Të NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Në ligjin nr.7926, datë 20.4.1995, “Për transformimin e ndërmarrjeve shtetërore në shoqëri tregtare”, të ndryshuar, bëhet ndryshimi i mëposhtëm:

Neni 1
Paragrafi i katërt, i nenit 8, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Anëtarët e këshillave mbikëqyrëse të shoqërive aksionare shtetërore i propozohen ministrit të Ekonomisë, si më poshtë vijon:

- 1/3 e anëtarëve propozohet nga ministri i Financave;
- 1/3 e anëtarëve caktohen nga ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës;
- 1/3 e numrit të anëtarëve propozohen nga ministria e linjës administrative apo nga organi i qeverisjes vendore, që përfaqëson shtetin për shoqërinë shtetërore përkatëse.

Mënyra e propozimit dhe e emërimit të anëtarëve të këshillave mbikëqyrëse të shoqërive aksionare të ujësjellës-kanalizimeve bëhet në përputhje me statutin e tyre.”.

Neni 2
Hyrja ne fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI


10/03/2010 Votoni per projektligjin PO: JO:

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›