P R O J E K T L I GJ PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8976, DATË 12.12.2002, “PËR AKCIZAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRIS˔, TË NDRYSHUAR
P R O J E K T L I GJ
PËR
NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8976, DATË 12.12.2002, “PËR AKCIZAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Neni 1
Shtojca nr.1, që i bashkëlidhet ligjit nr.8976, datë 12.12.2002, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, zëvendësohet me shtojcën me të njëjtin numër, që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI
08/07/2009 Votoni per projektligjin PO: JO: