P R O J E K T L I GJ PËR SHPALLJEN E MORATORIUMIT PËR MJETET MOTORIKE LUNDRUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
P R O J E K T L I GJ
PëR
SHPALLJEN E MORATORIUMIT PëR MJETET MOTORIKE LUNDRUESE Të REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
K U V E N D II REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë
VENDOSI:
Neni 1
Të gjitha lëvizjet e mjeteve motorike lundruese shqiptare në ujërat territoriale dhe të brendshme të Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nga funksioni i përdorimit të mjetit, si dhe transporti i mjeteve lundruese në rrugë tokësore, me përjashtim të atyre të parashikuara në nenin 3 të këtij ligji, pezullohen.Pezullimi përfshin edhe mjetet motorike të lundrimit turistik dhe të sporteve ujore.
Neni 2
Afati i zbatimit të këtij ligji është 3 vjet nga data e hyrjes në fuqi të tij.
Neni 3
Përjashtohen nga ky moratorium:a) mjetet motorike lundruese në përdorim të organeve shtetërore dhe të shërbimeve portuale;b) mjetet lundruese të destinuara vetëm për peshkim, sipas ligjit nr.7908, datë 5.4.1995 "Për peshkimin dhe akuakulturën", të ndryshuar;c) mjetet e transportit detar, që shërbejnë për transportin e mallrave;ç) mjetet e transportit detar, të licencuara për transport pasagjerësh dhe të klasifikuara nga Regjistri Detar Shqiptar si mjete lundruese për transport udhëtarësh.
Neni 4
Shkeljet e këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe kundërvajtësi dënohet me gjobë në masën 800 000 - 1 000 000 lekë dhe me konfiskim të mjetit.Vendimi për masën administrative merret nga shefi i komisariatit të juridiksionit të konstatimit të shkeljes.Kundër këtij vendimi, brenda 10 ditëve nga marrja dijeni, bëhet ankim te drejtori i policisë së qarkut.
Neni 5
Ngarkohet Këshilli i Ministrave që, brenda 1 muaji nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të neneve 1 dhe 3 të tij.
Neni 6
Ngarkohen Policia e Shtetit dhe Roja Bregdetare për zbatimin e këtij ligji.
Neni 7
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYETARE
Jozefina çOBA (TOPALLI)11/12/2009
Votoni per projektligjin
PO: JO: