E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin fillon shqyrtimin e projektligjit "Për gjuetinë.

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin në mbledhjen e datës 15.2.2010, në orën 11:00, filloi shqyrtimin nen për nen të projektligjit "Për gjuetinë. Ishin të pranishëm në mbledhje përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave: Zëvendësministri Taulant Bino, Bajram Ejdiaj, Saimir Hoxha, Haki Zotaj. Gjatë shqyrtimit nen për nen, u bënë propozime për ndryshime në pikën b, të nenit 1, nenit 2, neneve 3 dhe 4, me qëllim përmirësimin e ligjit.

Përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave u shprehën dakord me këto ndryshime. Shqyrtimi nen per nen i projektligjit do të vazhdojë në mbledhjen e ditës së enjte, më dt.18.2.2010, në orën 11:00.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›