E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfaqësuesja, sot publikohet lista kundër Danimarkës

Trajneri Josip Kuzhe ka përfunduar turin e tij në Gjermani dhe Itali për të ndjekur nga afër disa nga futbollistët e Shqipërisë që luajnë atje, dhe tashmë mësohet se e ka përpiluar listën e futbollistëve kundër Danimarkës.

Lista ka mbërritur në FSHF, dhe sot pritet të bëhet publike. Nga burimet pranë FSHF-së mësohet se në listën e kroatit Kuzhe nuk janë të përfshirë emrat e Besart Berishës, sulmues i Arminia Bielefeldit dhe Edmond Kapllanit, sulmues i FC Augsburg.
 
Në dyshim mbetet edhe Ervin Skela, i cili vazhdon të jetë pa skuadër, duke i munguar edhe praktika e lojës.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›