Interpol Tirana ekstradon të akuzuarin për plagosje
37-vjeçari nga Durrësi ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale të “vrasjes me dashje mbetur në tentativë”.
Në shkurt të 2007-s, i ekstraduari akuzohet se ka tentuar të vrasë shtetasin D. C. në një lokal te rruga e Kavajës në Tiranë.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol-Tiranës me Interpol-Romën, me datën 22.11.2008 u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë të shtetasit Denis (Ardian) Balliu.