Përfundojnë zgjedhjet në Afganistan, OKB i vlerëson
Rreth 17 milionë afganë u thirrën në zgjedhje, ndërkohë që 6 000 qendrat e votimit u ruajtën nga 300 000 trupa afgane dhe të huaja.
Ndërkaq kanë ardhur edhe reagimet e para pas përfundimit të procesit. Përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara në Afganistan tha se është i kënaqur me progresin në zgjedhjet e sotme.
“Ka pasur disa sulme, por, në përgjithësi, niveli i tyre është më i ulët sesa druhesha”, tha Kai Eide.
Zëdhënësi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kabul tha se dalja në votime ishte inkurajuese, përkundër kërcënimeve të talibanëve që ta prishin procesin.