Ankesa për zgjedhjet presidenciale në Afganistan
Ish ministri i jashtëm Abdullah i tha BBC-së se kishte bërë një numër ankesash në Komisionin Elektoral, duke pretenduar parregullsi serioze në votimet në provincën jugore të Kandaharit.
"Monitoruesit janë kërcënuar, ata u ndaluan të shkonin në qendrat e votimit. Disa njerëz u kërcënuan direkt dhe një prej kandidatëve për Këshillin Provincial u rrah, të gjitha këto nga autoritetet qeveritare. Sigurisht që njerëzit u ndaluan të merrnin pjesë në zgjedhjet në ato vende që konsiderohen se ka simpatizantë të mi," tha zoti Adbullah.
Ndërkohë nga ana e presidentit në detyrë Karzai nuk ka patur ndonjë reagim.
Votat në Afganistan po numërohen pas zgjedhjeve presidenciale ku miliona vetë shpërfillën kërcënimet e bëra nga talebanët.
Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, i përgëzoi afganët që dolën të votonin duke injoruar kërcënimet e kryengritësve.
Gjatë ditës së zgjedhjeve pati më shumë se 70 sulme, ndërsa pjesëmarrja në këto zgjedhje ka qenë më e ulët se në vitin 2004.
start/bbc