Kosovë-Arabi Saudite, vendosin marrëdhëniet diplomatike
Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Arabisë Saudite kanë vendosur të premten marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve.
Dokumentin e Protokollit mbi vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite e nënshkruan, në emër të Republikës së Kosovës i ngarkuari me punë Avni Spahiu, i autorizuar nga ministri i Punëve të Jashtme dhe në emër të Qeverisë së Arabisë Saudite, Khalid A. Al-Nafisee, ambasador i jashtëzakonshëm dhe I plotfuqishëm i Misionit të Përhershëm të Arabisë Saudite në Kombet e Bashkuara.
Me këtë rast, siç theksohet në një komunikatë të MPJ-së, ambasadori Al-Nafisee theksoi se është optimist që pas njohjes nga Arabia Saudite do të pasojnë edhe një numër i konsiderueshëm i njohjeve nga rajoni, dhe për këtë Arabia Saudite është një aleat.
Nga e tij Spahiu e falënderoi në emër të Qeverisë së Kosovës ambasadorin Al-Nafisee dhe Qeverinë e Arabisë Saudite dhe theksoi rëndësinë e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve që do të hap rrugën e bashkëpunimit më të madh, si dhe se Kosova do të jetë e pranishme në këtë rajon.
Përveç dokumentit të Protokollit, me këtë rast gjithashtu u nënshkrua edhe një komunikatë e përbashkët.