E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Një nga të shumtat histori të trishta në këtë vend (VIDEO)

rama me vajzenNjë vajzë e re, e quajtur Reliana, e përlotur mori fjalën në bashkëbisedimin e liderit të opozitës, Edi Rama, me banorë të minibashkisë numër 4 në kryeqytet. Reliana ka humbur të atin, ish-ushtarak dhe e vetme me të ëmën, tha se jetonin vetëm falë ndihmës së të afërmve të tyre.

“Por ka edhe shumë familje që nuk kanë as mundësinë tonë”, tha vajza duke qarë dhe e ndërprerë disa herë nga njerëzit që u prekën nga historia e saj.

“Ngushëllime për humbjen e babait së pari. Kjo do të ishte një dramë e madhe, por vetëm drama e një familje nëse do të ishte vetëm drama juaj. Kjo është një dramë që e përjetojnë shumë familje shqiptare, që i kanë të dy prindërit, por për shkak të papunësisë, për shkak të pamundësisë për të jetuar, e kanë të pamundur që t’ia dalin”, tha Rama.

“Ne mbështesim me prioritet të gjitha gratë e policëve të vrarë në krye të detyrës. Sot kemi takuar një sërë prej tyre dhe është e pabesueshme në çfarë kushtesh jetojnë. Këto të papuna u duhet të jetojnë të shtëpitë e prindërve të tyre. Jemi të angazhuar, që së pari të punësojmë të gjitha gratë e policëve të vrarë në krye të detyrës, së dyti do të strehojmë gjithë gratë e policëve të vrarë, së treti do të mbështesim arsimimin e fëmijëve të tyre, së katërti do të bëjmë sigurimin e jetës për të gjithë trupat e policisë, që kur bien në luftë me krimin duke mos lënë pas familje të braktisura që nuk arrijnë të ushqehen, por mes sigurimit jetës të kenë siguruar mbijetesën e familjes së tyre”, premtoi lideri i opozitës Edi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›