PAK kthen sytë nga ndërkombëtarët

Personat me aftësi të kufizuar shprehen shqetësimet se cfarë do bëhet më kompesimin e tyre, pasi presidenti Bamir Topi ka dekretuar ligjin para 2 diteve. Përfaqësia e tyre thotë se 2 javë pasi ky ligj është publikuar në fletoren zyrtare, invalidet nuk do të kenë kompesimin e energjisë dhe të telefonisë. Sinan Tafaj, kryetari i Keshillit te Personave me Aftesi te Kufizuar, thotë se ligji është antikushtetues dhe do prekë invalidët duke i varfëruar ata.
Por këta perosna vazhdojnë ti bëjnë thirrje Kryeministrit që të ketë parasysh kërkesat e tyre, në kohën kur jetesa po bëhet më e vështirë. Po në të njëjtën kohë, Keshilli Kombetar i Personave me Aftesi te kufizuar shpreh vendosmerine për kërkuar të drejtat e tyre, këtë herë duke u bërë thirrje edhe ndërkombëtarëve.